Hilsn

Reagon Stresi pasi Gjesti e hoqi nga Instagrami, shkak Jozi (Foto)

Joz Marku dhe Arkimed Lushaj (Stresi) trazuan rrjetin pasi u shfaqën bashkë dy ditë më parë.

Në videon e publikuar në rrjetet sociale, Jozi iu drejtua Stresit, “më puth”, ndërsa ky i fundit veproi pa u menduar dy herë.

Një reagim nga Gjesti erdhi për këtë situatë, i cili vendosi ta heqë Stresin nga lista e ndjekësve në Instagram. Kujtojmë që Gjesti u godit me shpullë gjatë BBVA nga Jozi.

Mirëpo duket se nuk ka vonuar as reagimi i Stresit. Edhe reperi ka vendosur ta heqë Gjestin nga lista e ndjekësve, duke i dhënë fund kapitullit të tyre suportues për njëri-tjetrin.

Stresi ishte një ndër mbështetësit e Gjestit gjatë reality showt.

×