Hilsn

Skandal në sallën e operacionit, mjeku kapet duke kryer marrëdhënie me infermieren gjatë ndërhyrjes

Një rast i rëndë është bërë publik në Britani, ku një mjek anestezist u kap duke kryer marrëdhënie seksuale me një infermiere brenda sallës së operacionit, ndërsa pacienti ishte nën anestezi.

Ngjarja ka ndodhur në Tameside Hospital, Manchester, ku Dr. Suhail Anjum, 44 vjeç, u largua nga procedura duke lënë një infermier tjetër të mbikëqyrte pacientin. Pak minuta më pas, një kolege hyri në një sallë tjetër dhe i gjeti atë me infermieren në një “pozicion komprometues”.

Sipas dëshmisë së dhënë në Tribunalin e Praktikave Mjekësore, pacienti nuk pësoi dëm dhe operacioni vazhdoi normalisht, megjithatë rasti u raportua menjëherë te menaxheri i infermierëve. Vetë mjeku pranoi faktet dhe u shpreh se ishte një “gabim i vetëm, i pafalshëm” që e turpëron dhe e ka vendosur pacientin në rrezik.

Anjum, i cili tashmë është rikthyer në Pakistan, ka deklaruar se dëshiron të kthehet në MB për të vijuar karrierën, duke kërkuar falje dhe duke premtuar se ngjarja nuk do të përsëritet.

 

×