Hilsn

“Leku VU”/Lajme të mira në muajin Shkurt për këtë shenjë të horoskopit

E ftuar në “Live From Tirana” me Ronaldo Sharkën, ka qenë astrologia Elena Demollari.

Ajo ka lexuar letrat tarot duke parashikuar se si do të jetë muaji shkurt për secilën shenjë të zodiakut.

Si do të jetë muaji Shkurt për Luanin?

“Luani mund të ketë pak kriza në partneritet, por të mos shqetësohet. Duhet të ketë kujdes se mund të shkatërrojë çdo gjë në momentin e fundit. Nga ana shpirtërore do gjejnë një qetësi shpirtërore, do kapin një mirësi.

Nëse janë duke pritur për diçka, dëshira e tyre do t’i bëhet realitet. Gjërat mund t’i kenë pak të turbullta nga yjet, por përsëri do të kenë qartësime.

Janë persona që punojnë dhe do kenë përfitime në lekë. Në dashuri do jenë mirë. Nuk shikoj probleme shëndetësore. Do kenë një ngritje ekonomike financiare. Shenja e Luanit qenka me fat, leku vu”.