Hilsn

‘Zemra i ishte…’ mjekët japin detajin TRONDITES për djalin që humbi jetën pasi njoftoi vd*kjen e babait

Një tragjedi e përmasave të rralla ka goditur familjen Qokaj,

me origjinë nga Curraj i Epërm i Tropojës dhe banues në Lushnje, të cilët brenda 24 orëve humbën dy shtyllat e shtëpisë, babë e bir.

Drama nisi me ndarjen nga jeta të kryefamiljarit, 88-vjeçarit Ndue Martin Qokaj.

Lajmin e hidhur e dha vetë i biri, Besniku, djali i tretë mes gjashtë vëllezërve, i cili vetëm pak orë para fundit të tij tragjik, po kujdesej për të shpërndarë njoftimet mortore të të atit.

Por ajo që ka tronditur më së shumti opinionin dhe bluzat e bardha është shkaku i vdekjes së Besnikut. Pasi kishin përfunduar ritet për babanë e tij, ai ishte shtrirë për të pushuar pak çaste, por nuk u zgjua më.

Burime për “Gazeta Shqip” bëjnë me dije se ekspertiza mjekoligjore ka zbuluar një detaj rrëqethës.

Mjekët kanë konstatuar se zemra e Besnikut ishte “e copëtuar”, një gjendje fizike ekstreme që

lidhet me përjetimin e dhimbjes së madhe. Sipas mjekëve, ky është një rast tejet i rrallë, duke pohuar se rrallëherë janë ndeshur me një dëmtim të tillë kardiak të shkaktuar nga tronditja emocionale.

Kjo ngjarje e rëndë ka lënë të shokuar mbarë komunitetin, ndërsa në rrjetet sociale janë publikuar mesazhet e fundit të të ndjerit,

i cili kërkonte ndihmë për të nderuar babanë e tij, pa e ditur se zemra do ta tradhtonte nga dhimbja vetëm pak orë më pas.

×