Hilsn

DETAJET/ U shpall i zhdukur nga vajza e tij, 65-vjeçari u gjet me shenja dhune edhe i p… , zbardhet identiteti!

Një ngjarje e rëndë është shënuar këtë pasdite në Pllanë të Lezhës, ku një 65-vjeçar është gjetur i pajetë në rrethana të dyshimta. Viktima është identifikuar si Gjergj Tusha banues në Pllanë, i cili rezultonte i zhdukur që prej orëve të mesditës.

Sipas Policisë, rreth orës 14:40, në Sallën Operative ka telefonuar vajza e viktimës, shtetasja A. Gj., e cila ka raportuar humbjen e kontakteve me të atin.

Menjëherë pas njoftimit, shërbimet policore kanë nisur kërkimet intensive në zonë. Rreth orës 17:30, trupi i pajetë i 65-vjeçarit u gjet në breg të lumit Mat, në afërsi të zonës ku ai banonte.

Nga këqyrja paraprake, mësohet se trupi i viktimës kishte shenja dhune, përfshirë një plagë që dyshohet të jetë shkaktuar nga armë zjarri.

×