I ftuar mbrëmjen e djezhem në emisionin “Big Brother Radio” ka qenë Keijsi, i cili përfundoi rrugëtimin e tij në edicionin
e pestë të Big Brother VIP pasi mbrëmjen e kaluar u përjashtua nga gara për shkak të një Zarfi të Zi. Ai sonte ka zbuluar më shumë detaje në lidhje me gjithë këtë eksperiencë në shtëpinë më të famshme në Shqipëri.
Pasi diskutuan në lidhje me situatën ku Ina u konsiderua si nxitësja e sherrit dhe Keijsi u përgjigj duke thënë që asnjë mashkull nuk do të duronte te parnterja e tij, Elona e pyeti ish-banorin nëse është vërtet kaq e afërt dhe kaq e ngushtë lidhja e tij me Inën dhe ai tha:
Përderisa ishim shtrirë dhe po krijojmë diçka së bashku, patjetër që është aq e afërt.
Moderatojra e pyeti gjithashtu nëse është i dashuruar me Inën vërtet dhe Keijsi u përgjigj shkurt duke thënë:
Kam një shprehje të bukur për këtë: I’m too in with Ina.





