Një shtetas gjerman është gjetur pa shenja jete në një hotel në qytetin e Gjirokastrës, në orët e para të mëngjesit të së shtunës.
Sipas burimeve zyrtare, bëhet fjalë për H. S., 72 vjeç, i cili është gjetur i pajetë në dhomën e tij të hotelit.
Nga hetimet paraprake, rezulton se në trupin e të ndjerit nuk janë konstatuar shenja dhune dhe dyshohet se ai ka humbur jetën për shkaqe natyrale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, e cila pritet të bëjë vlerësimin e mëtejshëm të rastit.