Hilsn

Aksident i rëndë, makina del nga rruga dhe përfundon në përrua, ka të… (Detaje)

Një aksident rrugor është regjistruar mbrëmjen e sotme në segmentin Pukë–Qelëz.

Një automjet tip Audi ka dalë nga rruga në afërsi të kthesës së Qerretit të Vogël, duke përfunduar në një përrua dhjetëra metra poshtë rrugës.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit, Bardhok Pushtrija, ka mbetur i plagosur dhe po transportohet me urgjencë drejt Spitalit të Shkodrës për ndihmë mjekësore.

Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e emergjencës, ndërsa rrethanat e aksidentit po hetohen.

×