Hilsn

Tmerr! Makina del nga rruga dhe rrokulliset për 100 metra, shoferi në…

Një aksident i rëndë rrugor është regjistruar mesditën e kësaj të diele. në një zonë rurale të bashkisë Librazhd, ku një drejtues automjeti ka mbetur i plagosur rëndë.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 13:00, në fshatin Zdrajsh, që bën pjesë në Njësinë Administrative Orenjë.

Sipas informacioneve paraprake, mjeti ka dalë nga rruga në një kthesë të fortë dhe më pas është rrokullisur për rreth 100 metra në një terren të thepisur.

Si pasojë e aksidentit, drejtuesi i mjetit ka pësuar plagë të shumta dhe fraktura. Ai është nxjerrë nga automjeti i shkatërruar dhe është nisur me autoambulancë me urgjencë drejt Spitalit të Traumës në Tiranë.

Paraprakisht i aksidentuari ndodhet në gjendje të rëndë shëndetësore.

Policia rrugore dhe grupi hetimor ndodhen në vendngjarje dhe po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe shkaqeve të aksidentit.

Dyshohet se humbja e kontrollit të mjetit për shkak të shpejtësisë ose gjendjes së rrugës së amortizuar, mund të ketë çuar në këtë ngjarje të rëndë.

×