Hilsn

Emri/ Ngjarje rëndë në vend, tentoi të hynte në një banesë…

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në Maliq, pasi një person është gjetur i pajetë në një banesë në fshatin Palasë.

Sipas të dhënave paraprake, mësohet shtetasi Eduard Çarçani, 45 vjeç, është gjetur i varur në kangjellat e murit rrethues të një banese.

Dyshohet se viktima ka dashur të hyjë brenda banesës (që nuk ishte e tij) duke kaluar nga muri por bluza i ka ngecur në kangjellat dhe për pasojë, ka ndërruar jetë. Gjithashtu dyshohet që 45-vjeçari të ketë qenë në gjendje të dehur.

Policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po bën hetimet lidhur me rastin.

“Maliq/Më datë 11.11.2025, është gjetur i pajetë në rrugë, shtetasi E. Ç., 49 vjeç. Nga këqyrja e jashtme e trupit nuk janë konstatuar shenja dhune.

Punohet për dokumentimin e shkakut të humbjes së jetës së këtyre shtetasve“, thuhet në njoftimin e policisë./Top Channel

×