Hilsn

Dea Mishel tallet keq me pamjen e vajzave të BBVK 4 — publikon këtë foto

Ish-banorja e “Big Brother VIP Albania”, Dea Michelle, ka ironizuar sërish kastin e vajzave të “Big Brother VIP Kosova 4”, këtë herë përmes një postimi epik dhe thumbues në Instagram.

Kjo nuk është hera e parë që blogerja hedh kunja drejt këtij edicioni. Vetëm pak ditë më parë, ajo kishte komentuar me ironi se ndoshta “botoksi dhe filleri injektohen falas në Kosovë”, duke aluduar për pamjen e ngjashme dhe ndërhyrjet e shumta estetike të konkurrenteve aktuale.

Së fundmi, e pyetur nga ndjekësit për një koment rreth spektaklit, Dea ka zgjedhur të përgjigjet me sarkazëm të thellë.

Ajo ka publikuar një foto ku shfaqet me një filtër që i zmadhon në mënyrë të ekzagjeruar buzët dhe mollëzat, duke imituar kështu pamjen e disa prej banoreve.

Krahas fotos, ajo shkruan: “Nuk bej dot koment pasi jam pergatitur qe te futem si konkurrente. Shihemi aty.”

Me këtë “ndryshim” drastik, Dea Michelle ka lënë të kuptohet se për t’u bërë pjesë e atij formati, sipas saj, duhet të kesh patjetër këtë standard estetik të ekzagjeruar.

×