Hilsn

Njoftimi i policisë: “Do humbisni pronësinë e makinës, keni vetëm 30 ditë kohë!”

Policia Bashkiake në Tiranë ka nisur një aksion për heqjen dhe konfiskimin e makinave të braktisura në rrugët e kryeqytetit.

Sipas marrëveshjes me Agjencinë e Administrimit të Pasurive të Sekuestruara, pronarët e mjeteve do të njoftohen dhe kanë 30 ditë kohë për t’i lëvizur. Nëse nuk reagojnë, makinat do të sekuestrohen dhe pronarët humbasin të drejtën e tyre.

Drejtuesja e Policisë Bashkiake, Elona Lalaj, u shpreh se pas njoftimit dhe kalimit të afatit ligjor, automjetet do të ngrihen dhe do t’i kalojnë agjencisë përkatëse.

Ky aksion synon pastrimin e hapësirave publike dhe shmangien e zënies së rrugëve nga mjetet e lëna pa përdorim.

×