Hilsn

Lajmi i fundit: Rrëzohet me biçikletë dhe bie në kanal, humb jetën personi

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur në fshatin Kafaraj, ku një 81-vjeçar ka humbur jetën si pasojë e një aksidenti.

Sipas Policisë së Fierit, i moshuari, dyshohet se ka humbur kontrollin

e biçikletës që po drejtonte dhe ka përfunduar në një kanal anës rrugës.

Si pasojë e rrëzimit, ai ka pësuar dëmtime të rënda që i kanë shkaktuar vdekjen.

Grupi hetimor po vijon punën për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes

 

×