Hilsn

Aksident tragjik në vendin fqinj! Ndërron jetë 21 vjeçari shqiptar

Një aksident i rëndë rrugor me pasojë

vdekje është regjistruar mbrëmjen e kësaj të diele

në Polikarpoi, Pela në Greqi.

 

Mediat fqinje bëjnë me dije se nga aksidenti ka humbur jetën një 21-vjeçar me origjinë shqiptare.

 

Raportohet se për arsye ende të paditura 21-vjeçari, i cili po udhëtonte me mjetin e tij, ka humbur drejtimin dhe për pasojë makina ka dalë nga rruga dhe është askidentuar.

Nuk dihet ende identiteti i viktimës. Autoritetet greke po punojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të aksidentit tragjik.

×