Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    0
    By admin on April 1, 2025 Këshilla Shëndeti

    Në rubrikën “Bima dhe Shëndeti” në emisionin e mëngjesit “Rreze Dielli” në Report Tv me specialistin e bimëve mjekësore

     

    Ylli Merja flasim për metalet e rënda në organizëm, problemet që na sjellin në shëndetin tonë dhe si t’i largojmë dhe pastrojmë organizmin nëpërmjet disa ushqimeve dhe bimëve mjekësore.

    Falë mënyrës moderne të jetës dhe produkteve të shumta të cilat i përdorim, në kohën e sotme jemi pothuajse të gjithë të ekspozuar ndaj helmeve të cilat në të kaluarën kanë kërcënuar vetëm pjesëtarët e disa profesioneve të caktuara. Metalet e rënda janë jashtëzakonisht helmuese për shëndetin e njeriut, por fatkeqësisht, pothuajse edhe nuk mund të shmangim kontaktin me to. Kur këto metale shtresohen më shumë seç organizmi mundet t’i tolerojë, fillojnë problematika të ndryshme shëndetësore. Merja thekson se toksifikimi nga Plumbi shkakton anemi, Arseniku shkakton hiperpigmentim të lëkurës, Kromi shkakton kancer të mushkërive, Mërkuri çon në stomatit, dridhje, çrregullime neurotike, etj.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon se ku mund të gjenden më shumë këto metale duke filluar nga tymi i makinave, komardaret e makinave, plasmasi i zi, produktet e kozmetikës, pastrimit, enët e kuzhinës jo inoks, deri tek produktet ushqimore, pesticidet në fruta e perime. Po cilat janë disa nga shenjat që tregojnë praninë e metaleve dhe toksinave në trupin tonë?

    · Kruarje në trup, probleme me lëkurën

    · Dhimbje koke, depresion

    · Mos qartësi në kokë, nervozizëm

    · Mbipeshë dhe shtim në vazhdimësi i peshës

    · Dhimbje kronike të trupit

    · Rrathë të zinj poshtë syve

    · Probleme me tretjen dhe jashtëqitjen

    · Humbje e kujtesës

    · Shije metalike në gojë

    · Temperaturë e ulët e trupit dhe gjymtyrëve

    · Erë e rëndë në trup, djersë me erë të keqe

    · Djersitje natën

    · Dhimbje kyçesh, muskujsh, dridhje e tyre

    · Ndjesi shpimi në trup

    Aktiviteti fizik dhe ushqimi i shëndetshëm janë shumë thelbësorë, pasi balancimi i ushqimit të bazuar në artikuj minimalisht të përpunuar ndihmon trupin që të mbrohet nga helmet. Një dietë e shëndetshme në kombinim me pastrimin e zorrëve, mëlçisë, veshkave dhe gjakut mund të rrisë aftësinë e kullimit dhe ta kthejë trupin në ekuilibër. Ushqime të ndryshme, barishte dhe bimë mjekësore kanë një efekt detoksifikues.

    Specialisti i bimëve mjekësore Ylli Merja tregon si mund të largojmë metalet e rënda nga trupi:

    – Pini ujë deri në 2 litra në ditë. Uji redukton stresin oksidativ dhe largon metalet e rënda

    – Konsumoni produkte që përmbajnë probiotikë si kosi, qepa, turshitë, panxhari, hudhra (bakteret e mira lidhen me metalet e rënda duke i bërë që të dalin me jashtëqitjen)

    – Konsumoni produkte që kanë hekur për hemoglobinë të shëndetshme si stika, fasule, thjerrëza, bajame, spinaq, panxhar

    – Konsumoni bimë që përmbajnë polifenole pasi bëjnë detoksifikimin e metaleve të rënda. Ato rrisin prodhimin e metalothionein, një enzimë e madhe antioksidante. Konsumoni karafil, piper, fara liri, kakao, çokollatë e zezë, çaj i gjelbër, shafran, boronica, luleshtrydhe, kumbulla, rrush i zi

    – Konsumoni ushqime që përmbajnë squfur: brokol, hudhra, majdanoz, spinaq, lakra, lulelakra, qepë – nxisin aktivitetin e glututionit në trup, çelësi kryesor për pastrimin e metaleve të rënda

    – Bëni një gjumë të qetë

    – Largoni alkoolin, sheqernat, pijet e gazuara dhe yndyrnat e tepërta

    – Përdorni vajra esenciale për trupin: kamomil, jasemin, livando, sherebel, valerjane. Hedhim në vaskën e banjës pak nga këto vajra si dhe me njërin prej tyre lyeni trupin pas dushit

    – Përdorni produkte që përmbajnë omega 3 si peshku salmon, vaj liri, vaj fare e zezë, fara chia, sardele, karkaleca – rrisin kapacitetin e detoksifikimit të mëlçisë

    – Përdorni produkte që përmbajnë acide organike dhe pektinë si: mollë të egra, rrush të zi, manaferra, panxhar i kuq. Acidet organike hyjnë në reaksione kimike dhe i neutralizojnë, ndërsa pektinat lidhen me këto materiale inerte dhe jashtëqiten

    Një dietë fuqidhënëse

    – Pini çaj detoks 3 gota në ditë para buke / çaj me manaferra 1 gotë

    – Konsumoni gjatë ditës fruta të thata stika, bajame 10 gr dhe rrush të zi me gjithë fara 100 gr

    – Në mëngjes konsumoni 200-250 gr kos me 3 lugë gjelle musli, 1 lugë gjelle boronicë, 20 fije shafran / ose kos me 3-4 lgj musli, 1 lugë supe fara kungulli, 1 lugë çaji vaj liri

    – Në drekë konsumoni perime dhe zarzavate / gjellë me oriz dhe shafran, turshi me panxhar, karrota, koriandër

    – Në darkë bëni një banjë me çaj livando ose sherebel / çaj detoks

    Kjo kurë, thekson Merja ndiqet 1 muaj. Pas kësaj kure, 10 ditë përdorni vetëm lëng rrushi, stika, bajame, fara liri./

    Previous ArticleE ngacmoi në BBVA , G-Bani përballet me partnerin e Danjës jashtë shtëpisë
    Next Article Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve
    Të Fundit

    Trishtim dhe dhimbje e rëndë! Ndahet nga jeta në moshën 28 vjecare aktorja e njohur!

    July 1, 2025

    ‘Mendova se po më puthte në ball, por ai më…’ Neda Balluku përlot me shkrimin pas ngjarjes tronditese në Fier!

    July 1, 2025

    Aksident i rëndë në Shkallën e Tujanit. Përmbyset kamioni me rërë, shoferi…

    July 1, 2025
    Tv Show

    Ju kujtohet Ana Kauri, vajza e “Përputhen”? Ndërhyrjet estetike e kanë ndryshuar komplet

    July 1, 2025

    A JENI GATI? Fansat kanë një kërkesë për Gjestin dhe Eglin (Foto)

    July 1, 2025

    Olsi Bylyku i ka dhënë fund lidhjes? Zbulohet e vërteta…

    July 1, 2025
    Horoskopi

    Korriku me mundësi të shumta VETEM për këto shenja! Ja cfarë thonë yjet për ju

    July 1, 2025

    ‘Zgjohuni! Eshte koha për sfida të reja…’ Horoskopi javor, kjo shenjë do përjetojë ‘DEMTIMIN’ jetësor!

    July 1, 2025

    Muaj i ri, ndodhi të reja! Horoskopi i Korrikut nga Pablo Fox: Do ju ndodh e PAIMAGJINUESHMJA!

    June 30, 2025
    Këshilla Shëndeti

    10 shenja që trupi po ju tregon qartë: Keni probleme me veshjat!

    May 15, 2025

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.