Hilsn

“U pasurua në Top Channel, ka filluar ta shajë tani”- Bled Mane shpërthen ndaj Arbana Osmanit

Pas valës së kritikave nga publiku për episodin e fundit të “Mirëmbrëma Yje” me Arjan Konomin, Zhaklina Lekatarin dhe Inida Gjata, tashmë vjen një goditje e fortë edhe nga ish-kolegët e medias.

Gazetari Bledi Mane, i ftuar në “Top Albania Radio” përballë Ronaldo Sharkës, nuk ka kursyer kritikat e drejtpërdrejta ndaj moderatores Arbana Osmani.

Ai u shpreh i indinjuar me qasjen që po mbajnë ish-figurat e këtij televizioni, duke i akuzuar ata për mosmirënjohje ndaj vendit që u dha famën.

Mane deklaroi me tone të ashpra: “Lindën, u rritën, u pasuruan, u martuan në ‘Top Channel’ dhe kanë filluar tani shajnë me podcast-et e tyre vendin i cili i ushqeu, i edukoi, i iluminoi dhe i bëri të famshëm.”

Më tej, ai e drejtoi gishtin specifikisht te moderatorja, duke e akuzuar se po e përdor platformën e saj për të sulmuar ish-shtëpinë mediatike. “Për shembull, jam disi i zhgënjyer nga Arbana Osmani, e cila podcastin e saj e ka vënë në shërbim të makinerisë së sharjes së kompanisë mediatike ‘Top Channel’. Të paktën Arbanës nuk i takonte,” tha ai.

Kjo deklaratë e fortë rihap debatin mbi raportet e tensionuara dhe “luftën e ftohtë” mes moderatores dhe televizionit ku ajo ndërtoi karrierën e saj prej më shumë se dy dekadash.

×