Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    NAMI I LEKUT/ Arbana Osmani tregon rrogën marramendëse që paguhej në BBVA!

    0
    By admin on April 5, 2025 Të Fundit

    Moderatorja e njohur dhe e dashur për publikun, Arbana Osmani, mbrëmjen e djeshme ndau me publikun një nga rrëfimet më të forta dhe më të ndjera që ka bërë ndonjëherë.

    E ftuar në skenën e “X Factor Albania” në Tv Klan, Arbana foli për herë të parë hapur për arsyet që e çuan të largohej nga Top Channel, duke i dhënë fund një epoke të gjatë suksesi, përfshirë edhe prezantimin e spektaklit më të ndjekur shqiptar, Big Brother VIP.

    Ajo zbuloi se, pavarësisht audiencës maksimale, suksesit të jashtëzakonshëm dhe një “rroge me shumë zero”, brenda vetes ndjente boshllëk.

    “Isha në pozicionin më të lakmuar që një prezantues televiziv mund të ketë. Audiencë maksimale, sukses i jashtëzakonshëm, rroga me shumë zero, kontrata marketingu, tituj në portale. Dhe megjithatë, e vetmja gjë që mezi po prisja të ndodhte ishte që ai program të mbaronte”, – u shpreh ajo pa filtra.

    Moderatorja tregoi se vendimi për t’u larguar nuk ishte i lehtë dhe përballoi kritika të shumta.

    “Më thoshin se po bëja një gabim të madh, se ishte maja e spektaklit, fundi i karrierës sime, se nuk ka asnjë njeri të pazëvendësueshëm… por unë vendosa të largohem, sepse po humbisja diçka më të rëndësishme se suksesi, ambicia dhe paratë – po humbisja veten time.”

    Rrëfimi i Arbanës ishte një thirrje për reflektim, për të gjithë ata që ndjekin ëndrrat e mëdha, por shpesh harrojnë veten rrugës. Ajo pranoi se ndonëse kishte shumë frikë nga e panjohura, vendosi të zgjedhë jetën reale dhe lumturinë përkrah fëmijëve të saj.

    Në fund, Arbana dhuroi një mesazh të fuqishëm:

    “Unë kam zgjedhur të jetoj jetën time dhe jo pritshmëritë e të tjerëve. Ndoshta kjo është forma më e pastër e guximit.”

    arbana osmani x factor
    Previous Article‘Faleminderit TV Klan, unë do…’ Pas mbrëmjes së djeshme, Arbana Osmani bënë DEKLARATEN e fortë për Tv Klan dhe TCH?
    Next Article E PABESUESHME! Mes Gjestit, Gertës dhe Rozanës ja kë dëshiron PUBLIKU fitues të BBVA!
    Të Fundit

    Tjetër aksident tronditvs në vend, burrë e grua në gjendje të rëndë nisen me helikopter drejt Traumës!

    July 23, 2025

    E fundit: Mb*tet një grua në Gjirin e Lalzit, dalin detajet e para

    July 23, 2025

    Temperatura ekstremisht të larta! Vala Afrikane ‘godet’ Shqipërinë ‘Te premten termometri do…’

    July 23, 2025
    Tv Show

    “Ka marrë rrugë jo të mirë…”/ Loredana e lidhur me Don Xhonin? Jozit nuk i kalon pa e komentuar

    July 23, 2025

    Tronditet futbolli, ndërron jetë ish-mbrojtësi i njohur

    July 23, 2025

    Katër shenjat më me fat të horoskopit për muajin gusht, njohje të reja dhe mundësi të mira për të…

    July 23, 2025
    Horoskopi

    Ndarje dhe dashuri të reja, kjo javë do jetë me ndodhi të mëdha për beqarët!

    July 23, 2025

    Gushti i mrekullueshëm për këto 4 shenja! Fat, mbarësi dhe shumë PARA! Ja kush janë të favorizuarat

    July 22, 2025

    ‘Një person i rëndësishëm do ju rikthehet në jetë…’ Yjet do ju surprizojnë për mirë dhe për keq!

    July 22, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Hithra kundër dhimbjeve të artritit… tri mënyra si ta përdorni

    April 29, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.