Hilsn

TRAGJIKE! Digjen të gjallë një burrë e 2 fëmijë pas aksidentit me makinë (DETAJE)

Një aksident tragjik ndodhi në Villigst të Gjermanisë Perëndimore, ku një makinë Tesla u përplas me një pemë dhe shpërtheu në flakë.

Si pasojë e aksidentit mbetën të vdekur një burrë 43-vjeçar dhe dy fëmijë 9-vjeçarë që ndodheshin brenda automjetit. Një fëmijë tjetër arriti të shpëtojë dhe u transportua me helikopter në spital.

Sipas policisë, makina doli nga rruga gjatë një manovre parakalimi dhe u përfshi nga flakët menjëherë pas përplasjes.

Një banor vendas u përpoq të ndihmonte, por dështoi të hapte dyert, të cilat ishin të tipit elektronik me tërheqje automatike, që sipas raportimeve nuk funksionojnë në rast ndërprerjeje të energjisë.

Ngjarja ka rikthyer vëmendjen ndaj sigurisë së automjeteve Tesla, veçanërisht përsa i përket dorezave elektronike, të cilat mund të bëhen të papërdorshme në raste emergjence. Autoritetet gjermane po kryejnë një analizë të plotë të aksidentit, ndërsa në SHBA, NHTSA ka hapur një hetim për dorezat e dyerve, duke theksuar mungesën e udhëzimeve të qarta për hapjen manuale.

Tesla nuk ka komentuar ende mbi rastin, ndërsa përfaqësues të kompanisë kanë deklaruar se po shqyrtojnë ridizajnimin e dorezave, pas disa incidenteve të ngjashme të raportuara edhe më parë.

×