Hilsn

Nuk përmbahet Laert Vasili, bënë deklaratën e forte për çiftin e sapomartuar Genar Topalli & Cindy Marina

Dasma e Genar Topallit dhe Cindy Marinas në Romë, me një kosto të përfolur prej 500 mijë eurosh, ka ndezur reagime të shumta në rrjetet sociale.

Shuma e lartë e shpenzimeve u bë publike nga JOQ dhe ka nxitur komente negative e dyshime mbi burimin e fondeve.

Së fundmi, për këtë dasmë ka folur edhe aktori Laert Vasili. I ftuar në emisionin “Top Story” me Grida Dumën, ai e nisi me një urim për çiftin: “Qëndrimi i parë si shqiptar, të trashëgohen. Në dasëm dhe vaki ne dimë t’i qëndrojmë njëri-tjetrit në krah. U vaftë sa më mbarë.”

Megjithatë, Vasili e lidhi çështjen edhe me politikën. “Çështja është që të ishte në rregull ajo parti, ju [Grida] nuk do jepnit dorëheqjen.

Por pak popullorçe, është një propagandë këtu e sa viteve që: shporta, shporta, nuk mbushet shporta dhe papritur hapet Roma me shportën që ‘nuk mbushet,” tha aktori.

Deklarata e tij është komentuar gjerësisht, duke e shtuar edhe më shumë debatin rreth dasmës luksoze të çiftit.

 

×