Hilsn

Do qeshni me lot! Jonida Vokshi bënë GAFEN E MADHE që në Prime-n e parë të BBVK (Video)

Nisja e “Big Brother VIP Kosova 4” mbrëmjen e kaluar nuk ka kaluar pa momente pikante, por edhe pa ndonjë gafë të vogël, siç ndodh rëndom në transmetimet ‘live’.

Protagoniste e një momenti që po bën xhiro në rrjet është bërë moderatorja Jonida Vokshi, e cila gjatë komunikimit me banorin e ri, Klodian Mihaj, është përfshirë në një keqkuptim të sikletshëm por edhe komik.

Gjithçka nisi kur Jonida e pyeti banorin lidhur me strategjinë e tij: “Cila është pika jote më e fortë aty brenda?”

Klodiani u përgjigj shkurt: “Energjia“, ndërsa Jonida mbeti e habitur dhe pyeti sërish: “Regjia?”

Për ta sqaruar situatën, banori ndërhyri duke bërë edhe një batutë: “Energjia. Me kën regjia unë jam aty me ty”. Por duket se keqkuptimi vazhdoi, pasi Jonida ia ktheu sërish: “Jo unë jam prezantuese”.

Ky dialog i shkurtër, ku fjalët u ngatërruan për shkak të tingullit të ngjashëm, u bë menjëherë viral në rrjetet sociale, duke shkaktuar të qeshura te ndjekësit për këtë moment spontan të natës së parë.

×