Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Olsi Bylyku festojë ditëlindjen, merr surprizën e vecantë nga partnerja e tij! (Foto)

    0
    By admin on April 19, 2025 Të Fundit

    Aktori i njohur i humorit, Olsi Bylyku, ka festuar së fundmi ditëlindjen dhe surprizën më të bukur patjetër që e ka marrë nga e dashura e tij, gazetarja Denada Lura.

    Në mesin e shumë urimeve që ka postuar Olsi në Instagramin e tij për këtë 27-vjetor, shihet edhe një story, ku Denada me tortë në dorë përqafon aktorin pasi e ka surprizuar.

    Kaq është dashur që ndjekësit ta admirojnë marrëdhënien e çiftit, i cili vetëm pak kohë më parë konfirmoi se ishin në krahët e njëri-tjetrit, edhe pse thashethemet për një romancë të mundshme mes tyre ishin përhapur që nga ndarja e aktorit nga Egli Tako.

    Kujtojmë që Olsi Bylyku dhe Egli Tako kanë qenë në vëmendje të medias rozë së fundmi.

    Një këngë e publikuar nga aktori i njohur bëri që rrjeti të shpërthejë akoma më shume duke pretenduar se projekti është një dedikim për Eglin, pasi teksti përshtatet me një periudhë dramatike që ajo po kalon.

    Mirëpo vetë Olsi ka sqaruar njëherë e mirë situatën teksa ka dhënë një intervistë.

    Ai është shprehur se gëzon respekt për ish-partneren e tij, mirëpo nuk ka nguruar të falënderojë edhe partneren e tij aktuale, Denada Lura e cila po përballon gjithë këtë zhurmë teksa shprehet:

    “Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pasur një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është,” u shpreh ai.

    Përsa i përket Eglit, Olsi është shprehur se është shumë mirënjohës për periudhën 5-vjeçare që ata kanë kaluar së bashku duke shtuar se e vlerëson atë për vajzën që është.

    “Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe,” tha Olsi Bylyku për Andale.

    Deklarata e plotë:

    Përtej opinion tim për ish-partneren time, përtej opinionit tim për situatën, në fakt ajo që më ka shqetësuar është që nuk ka pas një koment për një partnere që unë kam në shtëpi dhe që i duron të gjitha këto gjërat. Që në fakt unë tek kjo intervista gjej rastin ta falenderoj për herë të parë. Se gjithmonë kemi ndaluar tek ajo historia ime që në fakt e kam pasur 19-vjeç dhe kam shumë respekt dhe mirënjohje për atë gocën absolute, dhe i uroj fitoren aty ku është.

    Kemi ndaluar shumë tek unë tek ajo, si ka ndodh situate, a s’je ti faktori i ndryshimeve, debate, komente dhe kam thënë me veten time si nuk shkruajti njëri për ketë partnere që kam në shtëpi. Por edhe nëse nuk ma shkruan dikush, nuk ka problem se ja jap vetë gjithë atë mirënjohjen që kam për të dhe me thënë të drejtën ka qenë një nga gocat më të forta që unë kam njohur në jetën time. Për të vetmen gjë që jam pozitiv dhe mirënjohjes për partneren që kam në krah momentalisht është fakti i besimit që ka tek unë dhe që kurrsesi nuk është bërë palë e asnjë lloj gjëje me ngjarjet që kanë ndodhur me ish-partneren time, por ka qenë një besim për të krijuar atë gjënë që ne kemi tani dhe për ta çuar më tej atë.

    Unë e vlerësoj shumë për gjithë fjalët që ka thënë për mua, se sigurisht kemi pasur një marrëdhënie 5-vjeçare. Një marrëdhënie si çdo marrëdhënie tjetër që ka pasur dhe respekt ka pasur debatin, ka pasur dhe kënaqësinë. Ka qenë periudhë shumë e bukur dhe jam shumë mirënjohës, kam bërë dhe dy projekte që janë shumë të suksesshme. I uroj suksese sepse është gocë me ego shumë të madhe dhe ambicie shumë të madhe

    denada olsi bylyku
    Previous ArticleCfarë po ndodh me martesën e Big Bastës dhe Vesës? Zbardhen prapaskenat, mosmarrëveshjet nisen kur…
    Next Article Pak orë nga finalja/ Produksioni del me njoftim të papritur: “Ndalohet rreptësisht…”
    Të Fundit

    Aksident i frikshëm ne vend! Makina përplas 10-vjeçarin me biçikletë. i m*turi…

    July 29, 2025

    Aksident në mes të Tiranës! Makina përpIas këmbësorin, ja cfarë raportohet

    July 29, 2025

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025
    Tv Show

    Tërmet me magnitudë 8.8, alarm për cunami në të gjithë Paqësorin! Evakuime në Japoni ,Amerike edhe…

    July 30, 2025

    Aksident i rëndë, plagoset rëndë një fëmijë që lëvizte me biçikletë (Detaje)

    July 29, 2025

    Xheneta s’lë gjë pa thënë për Egli Takon: “Përdor gjithçka veç talentin” (Foto)

    July 29, 2025
    Horoskopi

    ‘TERMET’ për këto 3 shenja: Një javë sfiduese dhe me shumë të papritura, ja cfarë thonë yjet!

    July 29, 2025

    ‘Do pendoheni, por do të jetë vonë…’ Paolo Fox ju pralajmëron për nesër ‘Tregoni kujdes me financat…’

    July 29, 2025

    Gushti me ndryshime të mëdha! Kësaj shenje do i mbushet xhepi me PARA dhe jeta me të mira!

    July 29, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Si të shpëtoni nga stresi, ankthi e depresioni /Personat e prekur nga stresi mund të pinë…

    May 1, 2025

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.