Hilsn

Të shtëna me armë në Durrës, dyshohet për një të vr*rë

Mbrëmjen e kësaj të marte, pranë shkollës së mesme sportive “Benardina Qerraxhia” në Durrës janë dëgjuar të shtëna me armë zjarri.

Sipas informacionit paraprak, dyshohet se një person ka mbetur i vrarë, megjithëse kjo ende nuk është konfirmuar zyrtarisht nga autoritetet.

Rrethanat e ngjarjes mbeten të paqarta, ndërsa policia ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të saj.

×