Një person është gjetur pa shenja jete, i dyshuar i mbytur, në zonënn e plepave në qytetin e Durrësit.
Forca të policisë kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë identifikuar viktimën, me inicialet A. H., 54 vjeç.
“Pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit,
në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit” bën me dije policia.
Trupi i viktimës është transportuar drejt morgut të qytetit të Durrësit,
ku do ti nënshtrohet ekspertizës-mjeko ligjore me qëllim përcaktimin e shkakut të saktë të vdekjes.
Njoftimi i policisë:
Durrës/Informacion shtesë
Në vijim të informacionit të dhënë pak më parë, për largimin nga banesa të shtetasit , informojmë se pas kërkimeve të kryera nga shërbimet e Policisë dhe nga polumbarët e Reneas, u gjet trupi i pajetë i 54-vjeçarit, në një kanal kullues në afërsi të Ish-repartit Ushtarak. Paraprakisht dyshohet se shtetasi A. H. është marrë nga rrjedha e ujit.
Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon në drejtimin e Prokurorisë, për të sqaruar dhe dokumentuar rrethanat e rastit.





