Hilsn

Aksident i rëndë në vend! PërpIasen 3 makina, lëndohen 6 persona!

Tre automjete janë përfshirë në një aksident në aksin rrugor që lidh Elbasanin me Librazhdin dhe si pasojë gjashtë persona janë lënduar.

Policia thotë se në mesin e të lënduarve janë dy drejtues mjetesh dhe katër pasagjerë të tjerë.

Po ashtu është dëmtuar edhe ambienti i jashtëm i një lokali.

Policia ka proceduar njërin prej drejtuesve të automjeteve, i cili akuzohet si shkaktari kryesor i aksidentit.

×