Hilsn

Nuk e besoni dot! Moderatorja e njohur në krye të Fan Club

Edicioni i pestë i “Big Brother VIP Albania” do fillojë fiks pas një jave. Krahas formatit dhe dinamikave të reja, duket se është mbyllur edhe një tjetër pikë kyçe: moderimi i “Big Brother VIP Fan Club” çdo fundjavë.

Sipas Vip Magazine, drejtimin e Fan Club-it do ta marrë Kiara Tito. Burime pranë produksionit bëjnë me dije se zgjedhja e saj lidhet me eksperiencën televizive, por edhe me raportin e fortë që ajo ka ndërtuar me audiencën e “Big Brother VIP”.

Më herët, në media dhe rrjete sociale u përfolën edhe emra të tjerë për këtë rol, mes tyre Sara Gjordeni dhe Egli Tako. Megjithatë, të dyja moderatorët reaguan publikisht, duke mohuar çdo përfshirje në projektin e Fan Club-it, çka hapi rrugën për konfirmimin e Kiares.

Kjo nuk është hera e parë që Kiara Tiro drejton një klub fansash. Ajo ka qenë më herët në krye të “Dancing With the Stars Fan Club” në ekranin e Top Channel, një eksperiencë që duket se ka ndikuar edhe në këtë angazhim të ri.

Ndërkohë, paralelisht me “Big Brother VIP Fan Club”, Kiara do të vijojë edhe angazhimin e saj në “Portokalli”, ku moderon krah Nevina Shtyllës dhe Salsano Rrapit.

 

×