Një ngjarje e rëndë është regjistruar në Divjakë, ku një 21‑vjeçar është gjetur i vd*kur
në banesën e tij. Sipas burimeve paraprake, autoritetet dyshojnë se i riu ka kryer vetëvr*sje, duke u vetëhelmuar.
Burime hetimore bëjnë të ditur se i riu vuante prej kohësh nga çrregullime të shëndetit mendor,
çka mund të ketë çuar në aktin fatal. Policia dhe grupi hetimor po punojnë për sqarimin e plotë të rrethanave,
ndërsa trupi i pajetë është dërguar për ekzaminim mjeko‑ligjor.
Hetimet vijojnë.
Njoftimi i plotë i Policisë së Shtetit: Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Divjakë referuan materialet në Prokurori,
për vlerësim, pasi dyshohet se shtetasi E. B., 21 vjeç, banues në fshatin Çermë Sektor (me probleme të shëndetit mendor), është vetëhelmuar dhe si pasojë ka humbur jetën.





