Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    EKSKLUZIVE/ ‘Po pres të më sjellin djalin…’ Cfarë i tha Parashqevi Simaku personit që e gjeti ‘Kam rreth 10 vite që nuk fle në shtrat…’

    0
    By admin on December 16, 2024 Të Fundit

    Video e Parashqevi Simakut e publikuar të premten fillimisht nga gazetari Blendi Fevziu në Instagramin e tij, bëri bujë gjatë këtyre ditëve teksa shumë shqiptarë që jetojnë në SHBA u ofruan të gatshëm për ta ndihmuar.

     

    Në emisionin Opinion në Tv Klan mbrëmjen e sotme, drejtuesi dhe gazetari Blendi Fevziu foli për këtë rast, duke treguar ëndrrat e Parashqevi Simakut për të shkuar në Hollivud, duke nisur me largimin e saj nga Shqipëria drejt SHBA në vitin 1991.

    Fevziu kujtoi edhe takimin e fundit në SHBA me Parashqevi Simakun në vitin 1995.

    Blendi Fevziu thotë se ka qenë në dijeni se si kishte marrë rrjedha e jetës së Simakut, që kulmoi me divorcin e saj me ish-bashkëshortin libanezo-amerikan. Pas divorcit, gjykata amerikane i dha kujdestarinë e djalit ish-bashkëshortit dhe jo këngëtares shqiptare. Kjo ishte dhe goditja fatale për Parashqevi Simakun.

    “Nuk kam dashur të publikoj më shumë materiale. Pse? Parashqevi Simaku u largua në SHBA në një moment dramatik për jetën e saj. Ajo vendosi të ndiqte ëndrrën amerikane. Nuk është e lehtë për askënd. U drejtua drejt hollivudit. U martua me një libanezo-amerikan, me një kitarist. Me të pati dhe një fëmijë. Martesa e saj nuk shkoi mirë.

     

    Ka shumë detaje mbi divorcin e saj, mbi procesin gjyqësor që ju bë. Nuk do doja të jepja asnjë nga këto sepse gjithsesi janë informacione personale. Gjykata vendosi që djalin nuk do ta mbante Parashqevi Simaku, por bashkëshorti i saj. Humbja e djalit qe traumatike për Parashqevi Simakun. Menjëherë pas humbjes së djalit, ajo humbi kontaktet me të afërmit, kontaktet me miqtë, u largua nga shtëpia e saj, nuk identifikohej ku gjendej. Për 4 vjet ka jetuar në një qendër hebraike ku qëndrojnë njerëzit e pastrehë. Pas 4 viteve është larguar prej andej. Adresa e fundit e tregonte në Los Anxhelos”, u shpreh Fevziu.

    Gazetari theksoi se ish-bashkëshorti nuk pranon asnjë telefonatë në lidhje me Parashqevi Simakun. Teksa kjo e fundit, sipas Fevziut, është shprehur se “pret djalin”.

    “Që prej 10 vjetësh fle ku mundet, nëpër rrugë, stacione treni, në zona të ndryshme, ku shumë shqiptarë e kanë identifikuar. Disa prej tyre dhe miq të saj herë pas here e takonin për t’i dhuruar diçka. Ajo e kishte marrë atë vendim si një zgjedhje të sajën, jo si pamundësi. Shumë njerëz kishin shkuar për t’ja ofruar ndihmën dhe ajo e kishte refuzuar. Ajo kishte vendosur ta bënte këtë jetë në një moment traume për arsye të humbjes së fëmijës. E vetmja fjalë që ju ka përsëritur të gjithëve është ‘po pres të më sjellin djalin’. Historia e saj është e një vendimi që kishte marrë në jetën e saj”, theksoi Blendi Fevziu.

     

    Pas publikimit të videos nga Fevziu, në fundjavë e gjeti një zonjë që jeton në SHBA prej 10 vitesh, Elvira Tata, e cila arriti të bisedonte me Parashqevi Simakun në anglisht e më pas në shqip.

    /tvklan.al

    blendi fevziu elvira tata kengetarja parashqevi simaku
    Previous ArticleLajm i trishtë: Sëmundja e keqe i merr jetën aktorit të njohur e të talentuar!
    Next Article ‘Trazira të mëdha për këto shenja…’ Meri Shehu bënë PARASHIKIMIN E PAPRITUR të horoskopit, PARALAJMERON PIKERISHT këto shenja!
    Të Fundit

    Gerta Gixhari feston ditëlindjen, Olta SHTANG me veprimin që bënë! (Foto)

    August 20, 2025

    Ngjarje e rëndë! Bien nga lartësia 2 punëtorë ndërtimi, zbardhen detajet e para!

    August 20, 2025

    ‘Hiqet si i mirë, por ju do të keqen!’ Yjet cjerrin fytyrën e këtij personi të afërt, ja në c’mënyrë do surprizoheni!

    August 20, 2025
    Tv Show

    Del ekspertiza/ Tre shqiptarët në Greqi humbën jetën pasi makina shp*rtheu në flakë! Trupat kishin…

    August 20, 2025

    Tronditet Durrësi! Të shtënat me armë në Hamallaj pl*gosin një person, arratiset autori (EMRI)

    August 20, 2025

    E trishtë/ Kërkohej ndihmë për trajtimin e saj, ndahet nga jeta drejtoresha e Shëndetësisë, Greta Kryeziu

    August 20, 2025
    Horoskopi

    ‘Hiqet si i mirë, por ju do të keqen!’ Yjet cjerrin fytyrën e këtij personi të afërt, ja në c’mënyrë do surprizoheni!

    August 20, 2025

    Zhvillime të reja, ndikime tr*nditëse! Hëna e re e Gushtit sjellë këto ndryshime në këto shenja

    August 19, 2025

    Kujdes me financat! Këto shenja do humbin një shumë të madhe parash, ja cfarë thonë yjet!

    August 19, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025

    Bajame të infektuara? Ju duhen vetëm 3 përbërës që i keni në shtëpi / Ja kura e plotë nga Ylli Merja

    February 3, 2025

    Doktori ndan shenjat paralajmëruese të sëmundjes së mëlçisë, që shfaqen në lëkurën tuaj

    April 30, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.