Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Kalova momentin më të errët të jetës, shkova te psikologu…’ Efi Dhedhes zbulon terapinë që i ndryshoi jetën!

    0
    By admin on May 14, 2025 Të Fundit

    Në rrjetet sociale jemi mësuar ta shohim gjithmonë të buzëqeshur, me stil dhe plot jetë.

    Por pas imazhit glam, Efi Dhedhes, ish-finalistja karizmatike e Big Brother VIP Albania 2, ka kaluar një periudhë të vështirë në jetën e saj dhe këtë herë ka vendosur ta ndajë me ndjekësit.

    E pyetur se kur e ka nisur rrugëtimin me psikologun, Efi tregoi hapur:

    “Te psikologu kam shkuar në momentin më të errët të jetës sime, ku nuk pashë më dritë”

    Ajo i këshillon të gjithë që të mos presin fundin për të kërkuar ndihmë, por ta bëjnë kujdesin për veten pjesë të përditshmërisë. Sipas saj, sado të flasim me njerëzit që kemi pranë, askush nuk na kupton sa vetja jonë. Psikologu, thotë ajo, të ndihmon të rikthehesh tek vetja.

    Pas kësaj faze sfiduese, Efi ka ndjekur edhe një terapi specifike që e ka ndihmuar jashtë mase – BWRT. Një ndjekës e pyeti se me çfarë e ka ndihmuar më shumë kjo terapi dhe përgjigja ishte e qartë:

    “Me çdo gjë. Terapia BWRT është një terapi e shpejtë dhe efektive që ndihmon në çlirimin nga ankthi, fobitë, traumat dhe mendimet e padëshiruara duke punuar direkt me mënyrën si truri i përpunon përjetimet pa pasur nevojë të rikujtosh ngjarjen nëse nuk ke dëshirë”

    Çfarë është BWRT?

    BWRT – BrainWorking Recursive Therapy është një formë moderne e psikoterapisë që përdor teknika të neuroshkencës për të ndihmuar individin të ndërpresë reagimet emocionale të pavullnetshme që lidhen me ankthin, traumën apo mendimet e padëshiruara. Ajo punon në mënyrë të thellë me sistemin nervor, duke shmangur rikthimin emocional tek ngjarjet e kaluara, dhe është veçanërisht e dobishme për ata që nuk duan të rihapin plagët e së shkuarës për të ecur përpara.

    Në një kohë kur temat e shëndetit mendor ende perceptohen me paragjykim, Efi Dhedhes guxon të flasë hapur. Duke ndarë përvojën e saj, ajo jep një mesazh të qartë për të gjitha vajzat që e ndjekin dhe e shohin si shembull të një gruaje të fortë në dukje por që nuk ka frikë të pranojë plagët e padukshme.

    Mesazhi që lë pas është i fuqishëm Kujdesi për shëndetin mendor nuk është shenjë dobësie por zgjedhje për të jetuar me më shumë vetëdije dhe dashuri për veten. /Prive By Liberta Spahiu

    efi dhedhes
    Previous Article‘Vendimi ishte i imi, unë jam e re dhe…’ Hati thyen heshtjen, flet për ndarjen nga Jashari!
    Next Article Aksident tragjik në autostradën ‘Ibrahim Rugova’, humb jetën një 32 vjecar, dy të tjerë…
    Të Fundit

    Del fotoja, ky është autori që i mori jetën 14 vjecarit! Ja cfarë shkruante ‘Shfaqem kur s’ta pret mendja…’

    August 14, 2025

    E qara në kup të qiellit/ ‘Më lini të shoh djalin tim…’ nëna e 14 vjecarit të vr*rë ‘SHKUND’ spitalin! (Video)

    August 14, 2025

    Vr*sja e 14-vjeçarit në Maliq, dalin pamje tronditëse nga vendi i ngjarjes (Foto)

    August 14, 2025
    Tv Show

    E premte e veshtire per shenjen e… Horoskopi ditor për nesër, e Premte 15 Gusht 2025

    August 14, 2025

    “Shfaqem kur ty s’ta pret mendja…”, ky është 14-vjeçari që vr*u moshatarin! Foto dhe tatuazh me a*më

    August 14, 2025

    Ngjarje e rëndë në vend/ Djali 14 vjeç humb jetën pasi u q*llua në lokal nga moshatari që mbeti i pl*gosur

    August 14, 2025
    Horoskopi

    ‘Një hije e zezë dp ju…’ E Premte e trishtueshme, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025

    Gati për t’iu ndryshuar jeta! Këto 5 shenja të horoskopit do përballen me të papriturat javën e ardhshme!

    August 14, 2025

    Përzierje emocionesh dhe ngjarjesh! Yjet do SHTANGIN në mbrëmje, ja cfarë i pret këto shenja!

    August 14, 2025
    Këshilla Shëndeti

    7 përfitimet shëndetësore të karafilit qe nuk i keni ditur me parë

    May 1, 2025

    Ja pse duhet te konsumoni majdanozin, limonin dhe mjaltin

    May 5, 2025

    I hani qepët e njoma çdo ditë? Ja përfitimet e jashtëzakonshme në shëndetin tuaj

    June 2, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.