Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    E trishtë! Shuhet në moshën 84-vjeçare mësuesja e parë librazhdase me origjinë nga fshati! Kush ishte Rabie Xhani

    0
    By admin on August 14, 2025 TvShow

    Në mëngjesin e 13 gushtit 2025, u shua në moshën 84-vjeçare Rabie Isuf Xhani, mësuesja e parë e fshatit Gizavesh në rrethin e Librazhdit dhe një ndër gratë e para që sfidoi realitetin e kohës për t’u bërë pishtare e dijes në zonat rurale të Librazhdit.

    E lindur më 16 prill 1941 në Librazhd-Katund, Rabia u rrit mes sakrificave, pa figurën e të atit, i cili ndërroi jetë kur ajo ishte ende foshnje. E edukuar nga nëna dhe nga dashuria për dijen, ajo përfundoi arsimin 7-vjeçar në qytetin e Librazhdit, duke bërë çdo ditë mbi dy orë rrugë më këmbë.

    Në vitin 1959 u martua me Hyqmet Xhanin dhe u vendos në fshatin Gizavesh, ku përkushtimi i saj për arsimimin nuk u ndal. Ajo përfundoi me sukses Shkollën Pedagogjike në Elbasan dhe në vitin 1961 nisi punën si mësuese në shkollën e fshatit, duke hyrë në histori si e para grua mësuese vendase në Gizavesh dhe një nga të parat në gjithë rrethin.

    Për 30 vite, Rabia Xhani qëndroi në misionin e saj me përulësi dhe pasion, duke edukuar dhjetëra breza që sot mbajnë me krenari kujtimin e saj si një mësuese shembullore, humane dhe e përkushtuar. Ajo doli në pension në vitin 1991, por mbeti për dekada një figurë tepër e respektuar në komunitetin e zonës .

    “Ajo nuk ishte vetëm mësuese për nxënësit e saj. Ishte këshilltare, shpresë dhe mbështetje për një fshat të tërë. Do ta kujtojmë gjithmonë me krenari,” u shpreh një nga familjarët e saj.

    Ndërsa një nga ish-nxënësit e saj, tashmë mësues në pension, shton: “Isha vetëm 6 vjeç kur e dëgjova për herë të parë zërin e saj. Më mësoi të shkruaj emrin, por mbi të gjitha më mësoi të besoj te vetja. Falë saj jam ai që jam sot.”

    Me ndarjen nga jeta të Rabie Xhanit, Librazhdi humbi jo vetëm një arsimtare të palodhur, por një simbol të përparimit dhe emancipimit të gruas shqiptare në dekada të vështira.

    Previous ArticleTemperatura të larta, por rikthehen reshjet e shiu! Ja sa do të shënojë termometri ditën e sotme
    Next Article “Ditë shumë e paqëndrueshme kjo…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme
    Të Fundit

    Vec zjarrëve, vendi fqinj g*ditet nga tërmeti! Ja sa ishte magnituda dhe epiqendra

    August 13, 2025

    ‘Një përzierje energjish…’ Paolo Fox paralajmëron si asnjëherë më parë, ja cfarë ju pret këtë të Enjte!

    August 13, 2025

    Pamje që të prekin shpirtin: Dalin fotot, ja cfarë ka mbetur pas zjarrit në Delvinë!

    August 13, 2025
    Tv Show

    Lëshohet urdhër-arrest ndërkombëtar për Arbenita Ismajli

    August 14, 2025

    “Ditë shumë e paqëndrueshme kjo…”/ Ja çfarë kanë rezervuar yjet për ju ditën e sotme

    August 14, 2025

    E trishtë! Shuhet në moshën 84-vjeçare mësuesja e parë librazhdase me origjinë nga fshati! Kush ishte Rabie Xhani

    August 14, 2025
    Horoskopi

    ‘Një përzierje energjish…’ Paolo Fox paralajmëron si asnjëherë më parë, ja cfarë ju pret këtë të Enjte!

    August 13, 2025

    ‘Ditë e stresuar dhe shumë e lodhshme!’ Horoskopi për sot, bëhuni të fortë, kjo ngjarje do ju trondis shumë!

    August 12, 2025

    Gati për tu tronditur! Horoskopi javor, ditë plot sfida dhe të papritura! Kjo shenja do g*ditet nga…

    August 11, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.