Hilsn

E papritur/ Publiku largon nga shtëpia Edin, zbulohet arsyeja

Tensionet në “Big Brother VIP Kosova” kanë sjellë një eliminim të papritur, të vendosur drejtpërdrejt nga publiku.

Edi është banori që ka lënë shtëpinë mbrëmjen e kaluar, pas një përplasjeje të ashpër me Arditin në lavanderi.

Molla e sherrit u bë shprehja “Mos ma ha zemrën” e thënë nga Arditi, të cilën Edi e interpretoi si një provokim me prapavijë të keqe, duke pretenduar se Arditi e zbuti fjalorin vetëm për shkak të rregullave të formatit.

Reagimi i tij ishte agresiv dhe përmbante kërcënime fizike që nuk u toleruan.

“Po ta tregoj drejt që edhe babai të ma thoshte, do të prishesha me të… Po të ishte dikush tjetër, 100 shuplaka do t’i jepja. Vetëm po të them ke kujdes,” shpërtheu Edi.

Pas kësaj situate, Vëllai i Madh hapi një televotim të rrufeshëm, dhe verdikti i shikuesve ishte i prerë: Edi duhet të largohej menjëherë nga loja për shkak të gjuhës së dhunshme.

×