Tirana është tronditur këtë të martë nga një ngjarje e rëndë, pasi vajza e mitur e futbollistit Fredi Alvarez ka humbur jetën në rrethana aksidentale.
Sipas raportimeve, dyshohet se fëmija ka rënë nga një krevat rreth 1.5 metra i lartë dhe është gjetur në gjendje të rëndë shëndetësore. Ajo është transportuar menjëherë për ndihmë mjekësore të specializuar, por fatkeqësisht nuk ka mundur t’u mbijetojë plagëve.
Burime pranë ngjarjes bëjnë me dije se vajza mund të ketë pasur edhe komplikacione të tjera shëndetësore, ndërsa policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave.
Njoftimi i klubit:
Me dhimbje të thellë ndajmë lajmin se vajza e lojtarit tonë, Freddy Alvarez, ka ndërruar jetë tragjikisht në orët e para të mëngjesit të sotëm në Tiranë.
I gjithë klubi ynë është i tronditur dhe në zi, duke qëndruar pranë Freddyt dhe familjes së tij në këtë moment të rëndë.
Ngushëllimet tona më të sinqerta janë me familjen Alvarez. U prehtë në paqe!
Kujtojmë se takimi i javës së 21-të Tirana-Flamurtari, i planifikuar për ditën e sotme në “Selman Stërmasi” është shtyrë për t’u zhvilluar nesër në orën 13:30.





