Hilsn

Merret VENIDMI I PAPRITUR për monopatinat në qarkullim! ‘Nga e Hëna dhe në…’

Ministria e Brendshme dhe Policia e Shtetit do të nisë bllokimin e qarkullimit të monopatinave.

Ministrja Albana Koçiu dhe kreu i uniformave blu, Ilir Proda, në një video-mesazh dhanë dhe arsyet e kësaj vendimmarrjeje.

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu dhe Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda bënë publike rregullat e reja për sigurinë publike në lidhje me përdorimin e monopatinave elektrike!

Ministrja e Punëve të Brendeshme Albana Koçiu: “Thirra sot në takim Drejtorin e Përgjithshëm të Policisë së Shtetit për të adresuar një shqetësim në rritje të qytetarëve sa i përket përdorimit të monopatinave elektrike.

Kemi marrë një sërë ankesash dhe raportimesh nga qytetarët rreth rrezikshmërisë që këto mjete përfaqësojnë,sidomos për të miturit apo të moshuarit që lëvizin në rrugë, por edhe vetë për përdoruesit e tyre.
Të dhënat e Policisë së Shtetit mbështesin këtë problematikë në rritje”.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit Ilir Proda: “Ne kemi bërë një analizë të hollësishme në lidhje me këtë fenomen dhe kemi arritur në përfundimin qe përdorimi i këtyre mjeteve po shkakton një rrezik imediat për sigurinë publike.

Mjafton të përmendim faktin që vetëm gjatë vitit 2024 janë 991 raste të raportuara nga urgjenca për aksidente me këto mjete, mes këtyre rasteve ka pasur edhe fatalitete si dhe dëmtime shumë të rënda. Për ta adresuar këtë problem dhe këtë rrezik që i vjen rendit dhe sigurisë publike dhe përdoruesve të rruges nga përdorimi i këtyre mjeteve

ne kemi përcaktuar edhe një procedurë sdandarde bazuar në ligjin për Policinë e Shtetit për ta adresuar këtë problem duke ndëshkuar drejtuesit e mjeteve dhe përdorimin e këtyre mjeteve në rrugë urbane duke përfshirë edhe troturaret dhe duke arritur deri në bllokim administrativ të këtyre mjeteve”.

×