Hilsn

Lëkundje të forta TERMETI në vendin tonë! Ja sa ishte magnituda

Një tërmet me magnitudë 3.7 të shkallës Rihter është regjistruar mbrëmjen e sotme, në orën 19:50, në vendin tonë.

Sipas të dhënave sizmologjike, epiqendra e tërmetit ka qenë në shtetin fqinj, në kufi me Shqipërinë, me një thellësi prej rreth 5 kilometrash, çka ka bërë që lëkundjet të ndihen më të forta në zonat përreth.

Lëkundjet janë ndjerë edhe në qytetin e Bilishtit, i cili ndodhet vetëm 7 kilometra larg epiqendrës. Banorët e qytetit juglindor kanë pohuar për Newsbomb Albania se lëkundjet e tërmetit kanë qenë të forta dhe zgjatën për disa sekonda, duke shkaktuar shqetësim dhe frikë.

Tërmeti është ndjerë gjithashtu edhe në disa zona të tjera, përfshirë Elbasanin, rreth 98 kilometra larg epiqendrës, megjithëse me intensitet më të ulët. Deri më tani nuk raportohet për dëme materiale apo persona të lënduar.