Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    E TURPSHME në shkollën në Tiranë! Mësuesja ngacmohet nga drejtori i shkollës ‘Ishim vetëm te salla e kompjutrave…cfarë të kapim…’

    0
    By admin on December 24, 2024 Të Fundit

    Emisioni Fiks Fare ka transmetuar mbrëmjen e sotme rastin e Margarita Taraj, mësuese e klasës së katërt në shkollën “Ramazan Jarani” në kryeqytet, e cila akuzon drejtorin e kësaj shkolle për ngacmim seksual dhe hakmarrje pas refuzimit të saj.

     

    Sipas mësueses, ngacmimet nga ana e drejtorit filluan katër vjet më parë, kur ai i kishte bërë komente të papërshtatshme për pamjen dhe veshjen e saj, duke i thënë se ishte “e bukur” dhe duke e kërcënuar me pasoja në punë. “ Unë ose do të ul hundën ty ose do të ikësh” thotë mësuesja se kanë qenë fjalët e vazhdueshme të drejtorit në takimet me të.

    “Ka patur raste që kur jam gjendur tek salla e kompjuterave vetëm, drejtori vinte dhe më thoshte sa e mirë je bërë, ça të kapim me dorë” thotë mësuesja.

    Taraj shpjegon se refuzimi i saj ndaj pretendimeve të drejtorit ka çuar në një periudhë të vazhdueshme hakmarrjeje, duke përfshirë ndikimin negativ të drejtorit tek prindërit e nxënësve.

    Ajo tregon se, përmes këtij ndikimi, një prind ka goditur fizikisht mësuesen në klasë, pas një incidenti ku ajo kërkonte nga djali i tij të mos vonohej. Incident ky që është raportuar në polici nga mësuesja.

    Mësuesja tregon se në klasë i erdhi një fëmijë me aftësi ndryshe, që për 3 vite ishte vlerësuar me nota të larta, ndërkohë fëmija nuk dinte të shkruante dhe pas evidentimit prindi është bërë agresiv me mësuesen.

    Gazetarët e Fiksit kërkuan një përgjigje nga drejtori i shkollës, Ilirjan Kalemasi. I cili mohoi të kishte ngacmuar mësuesen, madje sipas tij mësuesja ka probleme.

    Pasi u pyet për goditjen e mësueses nga një prind, drejtorit e ka kaluar përgjegjësinë tek mësuesja, duke thënë se sjellja e saj jo e mirë ka detyruar prindin të reagojë në atë mënyrë. Në fillim drejtori thotë goditi mësuesja prindin, pastaj thotë nuk e di çfarë ka ndodhur.

    Ai gjithashtu ka përmendur se për çështjen e nxënësit me aftësi ndryshe, është vendosur një mësues ndihmës, duke theksuar se ky është një proces i njohur dhe i miratuar.

    Sipas drejtorit, është duke u bërë një procedurë për largimin e mësueses nga puna edhe pse kjo e fundit ka sjellë raportin e aftësisë në punë. “Ajo ka sjellë një raport aftësie në punë, por të mos i hyjmë kësaj, e ka sjellë në fillim të vitit” thotë drejtori. Ndërkohë vë në dyshim aftësinë e mësueses edhe pse mjeku ka thënë se është e aftë, duke kërkuar kështu edhe largimin e mësueses nga shkolla.

    drejtori mesuesja ngacmim seksual shkolle te fundit tirane
    Previous ArticleSa të lumtur dhe plot dashuri! Sot dy vite bashkë, Luizi bënë dedikimin kaq të ndjerë për nusen e tij Kiarën!
    Next Article Mëngjes i trishtë! Aksident në vend: Humbi kontrrollin e mjetit, makina del nga rruga, shoferi ndërron jetë
    Të Fundit

    Humbje e madhe! Mbyll sytë përgjithmonë aktori i shumë njohur

    July 3, 2025

    Cfarë fati të Zl! Shmangu udhëtimin me avion për shkaqe shëndetësore, gjeti vd*kjen në udhëtimin me makinë!

    July 3, 2025

    ‘Një dy ditësh që sjell të papritura…’ Meri Gjini jep LAJMIN E MADH për muajin Korrik! Ja cfarë i pret këto shenjat

    July 3, 2025
    Tv Show

    “U sekuestruan 4 mln euro pasuri,më telefonoi babai i Suel Çelës” Lala rrëfen telefonatën e tensionuar:Ja çfarë më tha

    July 3, 2025

    Ronaldo Sharka u shfaq me makinë super luksoze, “shpërthen” rrjeti: Ku i gjete 160 mijë euro?

    July 3, 2025

    Diogo Jota ishte këshilluar të mos udhëtonte me aeroplan pak para aksidentit fatal – kjo ishte arsyeja

    July 3, 2025
    Horoskopi

    ‘Një dy ditësh që sjell të papritura…’ Meri Gjini jep LAJMIN E MADH për muajin Korrik! Ja cfarë i pret këto shenjat

    July 3, 2025

    Ngjarje e fuqishme që do lërë ndikim të madh! Horoskopi sipas Paolo Fox, ja cfarë do ju ndodh

    July 3, 2025

    ‘Ditë me mundësi të cmuara dhe…’ Horoskopi për sot, ja cfarë i pret në mbrëmje këto 3 shenja!

    July 3, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Shkenca flet: Një sy gjumë në mesditë forcon trurin!

    June 23, 2025

    Ylli Merja: Si të largojmë në kohë rekord në kushte shtëpie mykun e thonjve

    April 1, 2025

    Lëngu i qepës besohet se ndihmon në rritjen e flokëve

    June 23, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.