Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    Prag tragjedie! Merr flakë automjeti gjatë lëvizjes, shpëton familja me 5 persona

    0
    By admin on July 11, 2025 Të Fundit

    Një incident i rrezikshëm ka ndodhur sot pasdreke në aksin rrugor Belsh–Kuçovë në afërsi të vendit të quajtur “Lokalitet” ku një automjet tip Benz ka marrë flakë gjatë lëvizjes.

    Brenda mjetit ndodheshin pesë persona, të gjithë anëtarë të së njëjtës familje të cilët fatmirësisht kanë arritur të dalin në kohë nga automjeti pa pësuar lëndime.

    Zjarri, i cili ishte i përmasave të mëdha jo vetëm që vuri në rrezik jetën e personave në mjet, por krijoi shqetësim edhe për pronarët e disa banesa që ndodheshin pranë rrugës pasi flakët që përfshinë mjetin për shkak të erës arritën afër banesave.

    Në vendngjarje ndërhynë menjëherë forcat zjarrfikëse të Bashkisë Belsh të mbështetura nga policia e shtetit duke bërë të mundur shuarjen e flakëve dhe evitimin e përhapjes së zjarrit në zonën përreth.

    Shkaqet e zjarrit nuk janë konfirmuar ende, por sipas burimeve paraprake, dyshohet për një defekt teknik në automjet. Policia ka nisur hetimet për të përcaktuar rrethanat e plota të ngjarjes e cila shkaktoi panik. Fatmirësisht, ndërhyrja e shpejtë ka shmangur një tragjedi të mundshme, ndërsa familja që udhëtonte me automjetin ndodhet në gjendje të mirë shëndetësore.

    belsh kucove makina te fundit
    Previous ArticleLëvizje energjish të forta për këto 3 shenja këtë fundjavë! Ja cfarë parashikojnë yjet
    Next Article Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash… Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘FRIKSHME’!
    Të Fundit

    Ditë e trishtë për demokratët! Mbyll sytë përgjithmonë anëtari i njohur i partisë demokratike

    July 11, 2025

    Tërmet i fortë në Zakinthos, ja sa ishte magnituda dhe cfarë raportohet!

    July 11, 2025

    S*ksi në komunizëm, aktori i njohur bënë reagimin e ashpër ndaj Grida Dumës!

    July 11, 2025
    Tv Show

    Horoskopi ditor për nesër, e Shtunë 12 Korrik 2025

    July 11, 2025

    Takimi ‘special’ në burgun e Drenovës me Laert Haxhiun, REAGON modelja e njohur nga Kosova

    July 11, 2025

    Nga dashuria tek financat, ja çfarë parashikon horoskopi për ju, e premte 11 korrik 2025

    July 11, 2025
    Horoskopi

    Sfida, probleme familjare dhe thyrje zemrash… Chrysanthi Kalogeri flet per jave te ‘FRIKSHME’!

    July 11, 2025

    Lëvizje energjish të forta për këto 3 shenja këtë fundjavë! Ja cfarë parashikojnë yjet

    July 11, 2025

    ‘Një 4 ditësh i fuqishëm, me rikthime të forta…’ Meri Gjini paralajmëron si asnjëherë më parë!

    July 10, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Ju ënjten këmbët? Ja çfarë fshihet pas, Ylli Merja sjell kurën natyrale…

    June 21, 2025

    Ylli Merja tregon `frutin magjik` qe bën mrekulli tek diabetiket

    May 1, 2025

    Përzjeni limon me një lugë vaj ulliri dhe do ju ndihmoj nga këto “sëmundje”…

    June 5, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.