Hilsn

Ngjarje e rëndë / Preku kabllon elektrike duke ecur në rrugë, humb jetën 16-vjeçarja

Mbrëmjen e djeshme, një ngjarje tragjike është regjistruar në fshatin Zejmen të Lezhës, ku një 16-vjeçare humbi jetën duke ecur në rrugë drejt banesës së saj.

Sipas njoftimit të policisë, dyshohet se vajza ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura, ç`ka solli si pasojë humbjen e jetës.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të ngjarjes.

Njoftimi i policisë:

“Mbrëmjen e djeshme, në fshatin Zejmen të Lezhës një shtetase 16 vjeçe, duke ecur në këmbë në drejtim të banesës së saj, dyshohet se ka rënë në kontakt me disa kabllo elektrike të zhveshura dhe për pasojë ka humbur jetën.

Grupi hetimor, në drejtimin e Prokurorisë, vijon punën për dokumentimin e rrethanave të rastit”, thuhet në njoftim.

×