Hilsn

Elektricisti bie nga kati i 8 i pallatit në ndërtim në Tiranë, humb jetën…

Një 65-vjeçar ka rënë sot nga kati i tetë i një pallati në ndërtim në zonën e Paskuqanit dhe ka ndërruar jetë në vend.

Burime për Vox News raportojnë se viktima me inicialet H.P, punonte si ndihmës elektricist në pallat.

Të njëjtat burime thonë se mungesa e sigurisë teknike ka shkaktuar vdekjen e 64-vjeçarit.

Ngjarja e rënde ka ndodhur në orët e paradites por ende nuk është raportuar nga Policia e Shtetit.

Burime për Vox News, në polici nuk ka asnjë të shoqëruar për humbjen e jetës së 64-vjeçarit.

Ky nuk është rasti i parë i një aksidenti me vdekje në punë.

Kushtet e sigurisë në punë as në vitin 2025 nuk janë përmirësuar, ndërsa numri i aksidente është i lartë, sidomos në Tiranë.

Shkaqet e aksidenteve lidhen drejtpërdrejtë me kushtet e sigurisë dhe shëndetit në punë, por edhe për arsyen se askush nuk mban përgjegjësi për humbjen e jetëve.

×