Hilsn

Kush do mashtrohet apo … Meri Shehu parashikon ardhjen e gjërave të mëdha, shenja që “fiton” 5 yje

E si çdo të hënë, në emisionin “Rudina” kemi astrologen Meri Shehu, e cila na jep nga një vlerësim se si do të rrjedhë java jonë bazuar në shenjën e horoskopit.

Kjo javë është e mbizotëruar nga “Ujori”, udhëhiqet nga “Urani”. Kemi pesë planetë në ujor, e kjo padyshim simbolizon ardhjen e gjërave të mëdha.

“Të nesërmen, Neptuni futet në shenjën e Dashit, e kjo është ajo ngjarja e rëndësishme që do të prekë shumë bukur shenjat e zjarrit. Por, e gjitha kjo do të bjerë ndesh me Gaforret, me Peshoret jashtëmase, por gjithashtu dhe me Bricjapët. Këto shenja, përveç Dashit, kanë probleme me iluzionet.“
Dashi – 4 yje

Dashët kanë katër yje, megjithëse gjithë javës do ketë probleme të mëdha ekonomike por që do të rregullohen. Nëqoftëse sot nuk janë shumë të vështira, pastaj fillojnë e qetësohen nga java dhe futja e Neptunit në shenjën e tyre, fillon e u jep idealizma, filozofi të bukura, art, kulturë dhe mbi të gjitha dëshirë, iluzione të mëdha.

Demi – 1 yll

E hëna ka qenë në kundërshtim me Ujorin. Edhe sikur të mos ishte hëna në dem, gjithë planetet në Ujor janë në një katyërkëndësh shumë të fuqishëm. Kështu që, shumë çështje karriere të vështira… në datë 28 ka një problematikë se Marsi takohet me Plutonin në Ujor dhe për demët nuk është një simbol fare i këndshëm. Kujdes sherret, debatet na karrierë, në punë, me shefat, në çift, ndryshimet e mëdha… Megjithatë, data 29 i rregullon situatat me një takim midis Afërditës dhe Mërkurit në Ujor, që jep një zhvendosje pozitive dhe për demin në çështjet personale dhe lekët.

Binjakët – 3 yje

Binjakëve u futet Neptuni në shenjën e Dashit dhe mezi e prisnin, sepse duke qenë kështu tipa të komunikimit, me një Neptun e bëjnë komunikimin me shumë ngjyra. Mund t’i shohim Binjakët që ta alternojnë bukur. U erdhi ajo që donin, u erdhi shansi në dorë me Neptunin dhe gjërat do shkojnë mirë. Por, thjesht të kenë kujdes këto dy ditë sepse është Hëna në Dem, në kundërshtim të plotë me gjithë Ujoret, e do kenë çështje pune të vështirësuara.

Gaforrja – 3 yje

Neptuni në Dash do krijojë disa iluzione që mund t’i nxjerrin nga realiteti. Por për momentin, Gaforret do ecin mirë sepse do krijojnë atë ndjesinë që mund të ngrihen në karrierë. Mund të krijojnë një iluzion shumë të bukur, famë, emër.. një pseudorealitet por që do ta shijojnë me ngjyra. Kështu, ose do mashtrojnë shumë, ose do të mashtrohen shumë!

Luani – 3 yje

Luanët do ta kenë pak të vështirë, ata të lindurit në 10-ditëshin e parë, sepse takohet Marsi me Plutonin me datë 29 dhe Luani e ka Ujorin përballë. Kështu që, hidhet një çështje tradhëtie. Dikush e tradhëton Luanin, por e tradhton fuqishëm. Do thoni ju, mashtrohet Luani. Por, Luani është një nga shenjat që zhgënjehet më kollaj, ose e “ha” mashtrimin më kollaj. Në këtë rast, mashtirmi do të jetë “i dhunshëm”.

Virgjëresha – 2 yje

Është kjo Hëna në Dem që kundërshtohet shumë. Virgjëreshat e kanë pak “pisk” e gjejnë pasiguri rrugës, por Neptuni në Dash do t’u japë kaq shumë para dhe kujdes: kush fiton në para, humbet në dashuri.

Peshorja – 5 yje

Peshorja me Neptunin, përballë Dashit, martohen, fejohen, ose mund ta kenë atë njeriut që nuk e kanë asgjë, por e shohin si princ, si mbret, e shikojnë ndryshe për ndryshe. Kështu që do ecin mirë. Plus, shumë planete në Ujor, që janë në dashuri, diçka e madhe bëhet në peshore.

Akrepi – 1 yll

Akrepët një yll sepse ata kundërshtohen bindshëm me Ujorin, sidomos ata të lindur në 10-ditëshin e parë kanë një problem të madh, sidomos në datën 28. Kështu që, kujdes marrëdhëniet familjare, bizneset familjare. Por, në datën 29 mund të bëjnë një kompromis shumë të fuqishëm të gjithë akrepët dhe mund të gjejnë rehati, kënaqësi, ose mund t’u vijë një buxhet shumë i rëndësishëm.

Shigjetari – 4 yje

Neptuni në Dash, një fjalë e thonë ndryshe, të tjerët e marrin ndryshe. Një kompliment i tyre zë vend, pra fillon jeta erotike e tyre merr nuanca shumë të mëdha, shumë Shigjetarë do ta shijojnë për 15 vjet me radhë. U vjen fati nga të gjitha anët. Vetëm kujdes me punën, një ndryshim jo shumë i mirë kësaj jave për Shigjetarin.

Bricjapi – 2 yje

Ajnë një nga shenjat që bëjnë katërkëndsh me Dashin, e me Neptunin në Dash, kështu që nuk do ndjejnë atë rehatinë, komoditetin e gjërave strikte, tradicionale, rregullave. Këto të fundit ndryshojnë, kështu që shumë Bricjapë nuk do ta pranojnë dot realitetin e ndryshimit rreth rregullave. Megjithatë kjo javë është një kundërshtim ligjor për ‘ta, kujdes dhe në një prapskenë në çështjet ekonomike.

Ujori – 5 yje

Janë absolutisht shenja më me fat. Kanë pesë planetë në shenjën e tyre. Marrin një lumturi, madje dhe sot mund ta kenë marrë, por e në ditët në vazhdim. Kujdes, lumturia e madhe, me atë katërkëndëshin e Hënës në Dem mund të bëjë që të shpenzojnë më shumë seç duhet.

Peshqit – 2 yje

Neptuni ikën nesër nga Peshqit. Ishte në vend të bukur, romantik, në vendin e tij. Peshqit do tentojnë shumë në çështjet ekonomike. Fillon një periudhë e fuqishme për ‘ta. Por nga ana tjetër, java nuk ëhstë shumë e fuqishme sepse shumë planetë në Ujor, në shtëpinë e 12-të për ‘ta, tregojnë fobi, prapaskena, kundërshtarë, projekte të fshehta, të cilat dalin të gjitha bashkë dhe kundërshtohen nga Hëna në Dem dhe nuk gjejnë mbështetje.

×