Hilsn

“Dashuroni ç’do ditë”- Postimi i Olsi Bylykut krah Egli Takos trazon rrjetin (Foto)

Edhe pse kanë kaluar kohë që kur i kanë dhënë fund lidhjes së tyre disa-vjeçare, duket se një kujtim mes Olsi Bylykut dhe Egli Takos vazhdon të qëndrojë në profilin e aktorit në Facebook.

Kjo vjen pasi Egli, kohët e fundit, foli hapur mbi atë lidhje dhe si sakrifikoi karrierën për të.

Fotoja, e publikuar më 14 shkurt 2023 (Shën Valentin), tregon çiftin të buzëqeshur, ndërsa Olsi i ka lënë edhe një dedikim: “Nuk e kemi qejf si festë, por më shumë për çështje rregulli. Gëzuar Shën Valentinin dhe dashuroni çdo ditë @eglitakoooo.”

Prania e kësaj fotografie ka ngritur pikëpyetje në rrjet: a e ka ruajtur Olsi këtë kujtim si një pjesë të rëndësishme të jetës së tij, apo thjesht ka harruar që ta fshijë?

Ky detaj dëshmon se lidhja e tyre ende mbetet një temë e diskutuar në publik.

×