Close Menu
    Facebook X (Twitter) Instagram
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip
    • Kryesore
    • Të Fundit
    • TvShow
    • Këshilla Shëndeti
    • Horoskopi
    • Moti
    Lajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother VipLajmi i Fundit, Lajmet e Fundit – Big Brother Vip

    ‘Kujdes në familje, java e fundit e Korrikut do ju prek në…’ Meri Gjini ‘SHKUND’ shenjat me parashikimin e fundit!

    0
    By admin on July 28, 2025 Të Fundit

    Parashikimi i Horoskopit javor nga astrologe Meri Gjini në emisionin 7pa5 në Vizion Plus, me moderatorët Alma Çelaj dhe Syrjan Rahova.

    Java e fundit e muajit korrik do të japë mundësitë në drejtim të emocioneve.

    Më 31 kemi kalimin e Venusit te Gaforrja që do të bëjë një atmosferë shumë të ngrohtë.

    Mërkuri, në të kundërt, te Luanët, bën një hyrje të drejtpërdrejtë me Diellin të mërkurën. Kjo sjell tendencën për të treguar gjëra të vërteta, për çështje madhore, por jo individuale.

    Kujdes në informacionet që merrni, pasi tendenca për të qenë të bindur do të jetë e fortë. Vendosni prioritet çfarë duhet korrigjuar, me qëllim që t’i hapim rrugën gushtit që do të jetë më i ngrohtë.

    Çështjet që i përkasin familjes duhet të vendosen në plan të parë.

    Dashi
    Nëse di të ndajë mundësitë nga ëndrrat, nëpërmjet diskutimeve me njerëzit e duhur do të ketë mundësi të vendosë pikat mbi “i” për planet e tyre konkrete. Para se të merrni vendime të mëdha, diskutojeni me ekspertë dhe qartësohuni me veten. Java do të lërë shije lehtësimi në çështje emocionesh në familje.

    Demi
    Një nga çështjet kryesore dhe prioritet i javës është ekonomia. Si mund të rregullohet dhe si mund të kopsiten gjërat, me këto pikëpyetje do të merreni. Bashkëpunime me njerëz që i njohin mirë do të realizohen. Demat do të jenë në tentativë për largim dhe lëvizje.

    Binjakët
    Venusin e kanë te vetja. Me tolerancat apo ngërçet e momentit i kanë më të thjeshta për t’i menaxhuar. Familja është tematika qëndrore. Diskutimi për një bashkëpunim të mundshëm që mund të jetë me perspektivën për fund gushti. Kjo do të lërë shije të mirë.

    Gaforrja
    Kanë Jupiterin në të drejtë. Të lindurit në ditën e parë dhe në ditën e tretë të jenë të kujdesshëm me shqetësime të vogla fizike. Për të tjerët është një javë e mirë. Janë në pritje të Venusit të vet. Me humorin, me shoqërinë dhe me qartësimin e tyre personal do të japin maksimumin. Shija e javës do të jetë optimizmi.

    Luani
    Kujdesi i javës është që jo çdo gjë që mendojnë se është e vërtetë, është ashtu. Para se të adresojnë gjërat, duhet të kenë një filtër me veten. Lodhje ose një çështje pune do të trazojë qetësinë. Të mërkurën në darkë do të jenë gjërat më të thjeshta.

    Virgjëresha
    Në pritje të një muaji shumë të mirë dhe shumë të ngrohtë do të mbyllin muajin korrik. Kanë diçka në lidhje me shqetësimin që kanë pasur, punë, lekë ose me familjen. Zgjidhja e këtij shqetësimi do të jetë ndjesa e javës.

    Peshorja
    Janë me pikëpyetje dhe dilema. Në 10-ditëshin e parë të gushtit janë në pritje të Marsit të tyre. Duhet ta marrin seriozisht që në ditët që jemi, deri më 10 gusht të vendosin pushimet, sepse më pas çështje që i përkasin profesionit do t’i kthejnë pas. Venusi te Binjakët ju favorizon në raport me të tjerët. Mërkuri te Luanët ju bën konfuzë. Të lindurit në ditët e para duket sikur marrin një shije të mirë.

    Akrepi
    Do të duhet të vendosin në agjendë çfarë ka të bëjë me ekonomi ose pronësi. Jo të së përditshmes. Duhet të kenë në kontroll veprimet dhe xhepin këtë javë. Një çështje që i gëzon dhe ju nxit optimizmin në lidhje me mirëqenien e tyre ekonomike do të jetë prezente të mërkurën dhe të enjten.

    Shigjetari
    Është një javë që do të shoqërohet me projektime të bukura në lidhje me emocionet. Kanë vendimmarrje shumë të rëndësishme që i përket dashurisë ose bashkëpunimeve. Bashkëpunime që do t’i rezistojnë kohës.

    Bricjapi
    Vazhdojnë të kenë një agjendë me shumë detyrime. Ose po përjetojnë ngarkesat që kanë pasur në pjesën më të madhe të vitit. Qartësimi ose vendosja e prioriteteve është këshilla për javën. Në mendjen e tyre kanë nisur të gjejnë hapësira për pushime.

    Ujori
    Informacioni është shumë i rëndësishëm, sidomos nëse kanë për të marrë vendime. Konfirmoni lajmet që merrni nëse janë të vërteta. Shija e javës është familja dhe njerëzit që duan, në mënyrën si do të gjykojnë dhe pozicionohen. Nuk është momenti më i mirë i mundshëm për të pasur vetëbesim.

    Peshqit
    Vendosin pikat mbi “i” për detyrimet e tyre. Kjo javë i ndihmon për të mbyllur detyrimet. Racionaliteti nuk duhet të mungojë, në çdo plan dhe në çdo zhvillim ekonomik. Me kalimin e Venusit të mërkurën në darkë do të nisë një muaj shumë i mirë dhe me shumë dashuri për Peshqit/vizionplus.tv

    Horoskopi meri gjini shenjat yjet
    Previous ArticleDo habiteni! I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)
    Të Fundit

    ‘Kujdes në familje, java e fundit e Korrikut do ju prek në…’ Meri Gjini ‘SHKUND’ shenjat me parashikimin e fundit!

    July 28, 2025

    Do habiteni! I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

    July 28, 2025

    ‘Mendova për familjen dhe fëmijët, rashë në tokë pa ndjenja…’ L*ftoi me fIakët për të shpëtuar jetë, rrëfehet Agim Troci

    July 28, 2025
    Tv Show

    I FUNDIT/ Gjendet trupi i pajetë i një burri, nuk dihet identiteti i tij

    July 28, 2025

    I ndodh e prapritura pronarit që bëri për spital ish-policin në Vlorë (Foto)

    July 28, 2025

    Ishte shpallur i zhdukur nga JOQ, Arbeni gjendet i vd*kur: E përplasi një makinë më 19 korrik…

    July 28, 2025
    Horoskopi

    ‘Kujdes në familje, java e fundit e Korrikut do ju prek në…’ Meri Gjini ‘SHKUND’ shenjat me parashikimin e fundit!

    July 28, 2025

    Do përjetoni kulmin e ndjenjave! Javë e re, e mbushur me të papritura për këto shenja

    July 28, 2025

    ‘Do merrni vendime që do ju ndryshojnë jetën…’ Horoskopi për sot, këto shenja do ketë ndikim të madh nga Jupiteri

    July 28, 2025
    Këshilla Shëndeti

    Çfarë fshihet pas ënjtjes së këmbëve? Shkaktarët dhe trajtimi natyral nga Ylli Merja

    April 29, 2025

    Kujdes nga këto simptoma, tregojnë që keni metale të rënda dhe toksina në trup! Ylli Merja: Ja si t’i largoni

    April 1, 2025

    Pija që rrit më shumë presionin e gjakut – paralajmërimi i kardiologëve

    June 11, 2025
    © 2024 Të gjitha të drejtat e rezervuara.

    Type above and press Enter to search. Press Esc to cancel.