Ditën e sotme, Aldo ka vendosur që të thyej një nga kutitë
e emergjencës në shtëpinë e “Big Brother VIP 4”.
Ai e bëri këtë veprim pasi ka të drejtë që të takojë dikë nga jashtë dhe Aldo u shpreh se e ka marrë malli për të bijën.
Por me këtë avantazh, vjen edhe një e keqe për të ose për banorët e tjerë të shtëpisë më të famshme në Shqipëri. Në këtë rast dënimi ishte për të tjerët dhe Aldo kishte për të bërë zgjedhjen.
“Ti ke të drejtën të çosh një banor të shtëpisë në nominim të përhershëm”, ishte e shkruar në zarfin që ishte në kutinë që theu banori.
Aldo nuk mendoi shumë dhe tha emrin e Gertës që t’a dërgojë në nominim të përhershëm.
“Duke qenë se sot mora një fjalim nga Gerta që tha ‘tregoje se ke gjak’, sipas Gertës, unë sinqerisht nuk do mendoj dy herë dhe do çoj Gertën në nominim të përhershëm”, tha ai.