Hilsn

E rëndë/ H*dhet nga kati i katërt i pallatit, nd*rron jetë 33-vjeçari, ja detajet e para rreth ngjarjes…

Një ngjarje e rëndë është regjistruar pak minuta më parë në Pogradec ku një 33-vjeçar i ka dhënë fund jetës së tij duke u vetë hedhur nga kati i katërt i pallatit.

Ende nuk dihen rrethanat e ngjarjes dhe policia është në vendngjarje për zbardhjen e rrethanave dhe për të marrë deklarimet e familjarëve. Paraprakisht dyshohet se i riu vuante nga probleme të shëndetit mendor.

Njoftim i Policisë:

Pogradec/Informacion paraprak

Rreth orës 12:40, dyshohet se në gjendje të rënduar psikologjike, është vetëhedhur nga kati i katërt i pallatit ku banonte, në lagjen Nr. 1, shtetasi R. H., rreth 33 vjeç, i cila si pasojë humbi jetën.

Grupi hetimor është në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen dhe dokumentimin e rrethanave të rastit.

×