Hilsn

‘Diella së shpejti do të ketë fëmijë…’ Edi Rama BEFASON me deklaratën e papritur

Kryeministri Edi Rama ka befasuar sërish me një deklaratë të pazakontë gjatë prezantimit të ministrit të ri të Drejtësisë, Besfort Lamallari.

Ai tha se ministrja virtuale e qeverisë, “Diella”, së shpejti do të lindë fëmijë në një maternitet të posaçëm të Inteligjencës Artificiale.

Sipas Ramës, këta “fëmijë” do të shërbejnë si bashkëpunëtorë të rinj të administratës publike, të cilët nuk do të kenë nevojë për paga apo ushqim, por do të ndihmojnë në menaxhimin e sektorëve të ndryshëm të shtetit.

“Duhet të mendojmë për ndërmjetësimin me inteligjencë artificiale të çështjeve civile. Është plotësisht e mundur që njerëzit të mos harxhojnë lekë, të mos harxhojnë kohë, të mos harxhojnë energji dhe të mos lënë mendjen e kokës nëpër procese të pafundme. Kur fare mirë mund të kalojnë në proceset e ndërmjetësimit të fëmijëve që Diella do të ketë së shpejti. Dhe shumë gjëra të tjera që duhet t’i shohim dhe duhet t’i bëjmë. Teknologjia dhe inteligjenca artificiale janë bekim i vendeve në zhvillim”, tha Rama.

Megjithatë, kjo deklaratë është pritur me skepticizëm e ironi në rrjetet sociale, ku shumë përdorues e kanë cilësuar si një tjetër episod të pazakontë të komunikimit politik të kreut të qeverisë.

×