Hilsn

Surprizë/ Personazhi shqiptar, hap dyert e “Big Brother VIP Kosova 4” si konkurrentja e parë!

Ka nisur sonte spektakli i shumëpritur “Big Brother VIP Kosova 4”, i cili ka rezervuar menjëherë një surprizë të madhe për publikun.

Prezantuesit Alaudin Hamiti dhe Jonida Vokshi prezantuan banoren e parë që theu akullin dhe hyri në shtëpinë më të famshme në Kosovë.

Bëhet fjalë për figurën e njohur të ekranit shqiptar, moderatoren sportive Hygerta Sako. Ajo u shfaq fillimisht brenda shtëpisë e vetme dhe me një maskë në fytyrë, duke shtuar kuriozitetin, përpara se të zbulonte identitetin e saj dhe të konfirmohej zyrtarisht si konkurrentja e parë e këtij edicioni.


Kjo hyrje e fuqishme e Hygerta Sakos ka ndezur menjëherë rrjetin dhe ka rritur pritshmëritë për banorët e tjerë që pritet t’i bashkohen asaj në këtë aventurë të re.

×