Hilsn

Plas sherri mes kunatave në BBVA

Shtëpia e “Big Brother VIP 5” është përfshirë nga tensionet e para serioze, vetëm pak orë pasi Greta mori drejtimin si lidere. Vendimet e saj kanë shkaktuar pakënaqësi të mëdha te Selin, duke çuar në një përplasje “kokë më kokë” mes dy banoreve.

Molla e sherrit ka qenë ndarja e detyrave, ku Greta vendosi që Selin dhe Mateo të kujdeseshin për lavanderinë. Ky vendim është marrë si “provokim” nga Selin, duke qenë se vjen menjëherë pas një klipi të transmetuar në spektakël që krijoi situata të sikletshme. Për më tepër, gjakrat u nxehën kur Greta nuk zgjodhi të shpëtonte Selinën në zinxhirin e shpëtimit, por Kristin.

Debati degradoi shpejt kur Greta i kërkoi llogari Mirit, por Selin ndërhyri duke i kërkuar që të flasë drejtpërdrejt me të.

“Më fal, kam ardhur me ju bërë fresk Mirit dhe ty? Për Mirin bëj ça të duash, për freskun tim nuk kam nevojë,” shpërtheu Selin, e cila e akuzoi lideren se, megjithëse pretendon se e mbron “si femër”, e vendosi qëllimisht në një hapësirë të ngushtë me Mateon.

Por Greta nuk ia ka përtuar, duke i hedhur poshtë ankesat për lavanderinë dhe duke e goditur Selinën për sjelljen e saj me Mirin.

“Ke qëndruar në krevat me Mirin moj… Nuk është gjë e keqe lavanderia, ti ke kaluar limite të tjera,” i tha Greta, duke lënë të kuptohet se morali i Selinës është i diskutueshëm në sytë e saj.

×