Hilsn

Habit Shqipe Hysenaj: “Kam 6 vite që nuk më prek një mashkull” — Zbulon arsyen

Ish-konkurrentja e njohur e “Përputhen”, Shqipe Hysenaj, ka bërë një rrëfim të papritur rreth jetës së saj personale, duke zbuluar se ka një kohë të gjatë pa pasur kontakt fizik apo pa dalë në një takim me një mashkull.

Në një intervistë për emisionin “Live From Tirana”, ajo u shpreh se ndihet shumë në siklet me njohjet e reja.

“Unë njohjet i kam shumë siklet. Unë kam kohë dhe pa dalë me dikë, mund të kem mbi 6 vite. Kam shumë siklet, s’kam dalë fare, zero!”, tha Shqipe Hysenaj, duke shtuar se as gjashtë e as dhjetë vite nuk janë asgjë pa kontakt fizik, derisa të gjejë dikë që i lëviz diçka në shpirt dhe zemër.

Ajo e përshkroi veten si një “tip shumë të komplikuar”, duke shpjeguar se nuk ka nevojë për puthje e përqafime derisa të gjejë personin e duhur.

×