Hilsn

Makina e djegur në Llogara, vikt*ma një ish-efektiv policie, ja çfarë dyshon policia

Detaje të reja janë zbardhur nga ngjarja e rëndë e ndodhur në Llogara në Vlorë, ku një person u gjet i vdekur brenda një makine që ishte përfshirë nga flakët.

Mësohet se brenda automjetit nuk janë gjetur as armë dhe as gëzhoja, që mund të vërtetonin kryerjen e një vrasje.

Mësohet se pista e cila qëndron më tepër është vetëvrasja. Sipas A2 CNN, dyshohet se personi që humbi jetën ka qenë ish-efektiv policie.

Dyshohet se ish-efektivi e ka kryer aktin e vetëvrasjes në kushtet e depresionit.

Origjina e tij është nga Berati.

Janë verifikuar kamerat e sigurisë në bizneset aty pranë dhe është parë se ka qenë i vetëm kur ka hyrë në Llogora.

Dyshimet janë se ka spërkatur mjetin me benzinë dhe është futur brenda tij, teksa është shkrumbuar nga flakët.

Pritet që kjo pistë të konfirmohet nga policia.

×