Hilsn

Lorna Hysa paralajmëron padi për ish-banorin e BBA, shkak deklarata e tij e bujshme

Vetëm pak orë pas eliminimit nga “Big Brother VIP”, Lorna Hysa ka bërë të qartë se nuk do të tolerojë asnjë shpifje të bërë gjatë kohës që ishte e izoluar.

E ftuar në “Fan Club”, ajo ka lëshuar akuza të rënda drejt gazetarit Elton Tozaj, duke paralajmëruar një betejë ligjore.

Lorna është shprehur se Tozaj ka cënuar moralin e saj me informacione të pavërteta dhe për këtë do të përballet me padi civile dhe penale. Ajo nuk i ka kursyer ofendimet publike ndaj tij, duke e diskredituar profesionalisht.

“Ai e ka vërtetuar që është një mashtrues me letra, përderisa ka shitur edhe vilën e Enver Hoxhës. E kam fjalën për, nuk e di a mund ta quaj edhe gazetar, Elton Tozaj,” deklaroi Lorna e revoltuar.

Përveç padisë, Lorna sqaroi edhe aludimet për njohjet e saj brenda shtëpisë. Ajo mohoi kategorikisht zërat për një histori romantike me Mirin, duke theksuar se, edhe pse njihen prej vitesh, mes tyre nuk ka pasur kurrë asgjë më shumë se shoqëri, ndryshe nga sa është interpretuar në media.

×