Një tragjedi u regjistrua pasditen e së enjtes në Pirg, ku 14-vjeçarit Erald Xhejo ju mor jeta në moshën më të bukur nga dora e bashkëmoshatarit të tij.
Adoleshenti u godit me thikë nga i riu tjetër, Enedio Guri. Ngjarja e rëndë u regjistrua në një lokal në fshatin Pirg të Maliqit ku dy djemtë e kishin lënë që të “sqaroheshin”.
Por, fatkeqësisht ky takim mes dy të rinjve, përfundoi me një të vdekur. Pavarësisht ndihmës së bluzave të bardha, Eraldi nuk ia doli të mbijetonte duke zhytur në dhimbjen më të thellë nënën, babain dhe vëllain e tij, të cilët pasditen e kësaj të premte do ta përcjellin për në banesën e fundit.
Ceremonia mortore do të mbahet pasditen e ditës së sotme në orën 16:00. Me shpirtin të bërë copash, familjarët dhe miqtë do t’i japin lamtumirën e fundit Eraldit, i cili në moshën më të bukur iku padrejtësisht nga kjo botë.
Kujtojë se ngjarja e rëndë u regjistrua rreth orës 17:30 të pasdites të së enjtes në ambientet e një lokali në Pirg. Ashtu sikurse bëmë me dije edhe më herët viktima është nga fshati Zvirinë, ndërsa autori nga fshati Leminot, dhe të dy e kishin lënë që të takoheshin për t’u sqaruar në fshatin Pirg.
Por, gjatë sherrit mes dy të miturve, dyshohet se 14-vjeçari Enedio Guri nxori thikën duke goditur dy herë bashkëmoshtatarin e tij, i cili fatkeqësisht humbi jetën.
Rrethanat dhe dinamika e kësaj ngjarje mbeten end enigmë, ndërkohë që blutë janë duke punuar për zbardhen e plotë të kësaj ngjarje. Deri më tani dyshohet se dy 14-vjeçarët kanë pasur sherr të mëparshëm me njëri-tjetrin dhe ishin ulur në lokal për t’u sqaruar.
Aktualisht autori i kësaj ngjarje ndodhet në Komisariatin e Korçës, si dhe janë shoqëruar edhe disa persona që kanë dijeni për ngjarjen apo të dyshuar.
Po ashtu, grupi hetimor ka sekuestruar edhe telefonat e të miturve për të zbardhur shkakun e mundshëm.
“Rreth orës 17:30, në fshatin Pirg, në ambientet e një lokali, ka ndodhur një konflikt dyshohet me mjet prerës (thikë) mes dy 14-vjeçarëve.
Si pasojë e plagëve të marra shtetasi E. Xh., 14-vjeç, ka ndërruar jetë në spital. 14-vjeçari tjetër autori i dyshuar i ngjarjes është shoqëruar në spital, për të marrë mjekim, dhe është nën mbikëqyrjen e Policisë.
Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes”, njoftoi Policia dje.