Një 64-vjeçar është gjetur ditën e sotme pa shenja jete në Portin e Sarandës. Shtetasi është identifikuar e inicialet I. R., dhe ishte i punësuar si roje në port.
Sipas raportimeve zyrtare paraprake, 64-vjeçari dyshohet se ka ndërruar jetë nga shkaqe natyrale. Sakaq, hetimet po vijojnë për zbardhjen e plotë të rrethanave të rastit.
“Sot, në Portin e Sarandës, është gjetur pa shenja jete shtetasi I. R., 64 vjeç, i punësuar si roje. Nga veprimet paraprake dyshohet se 64-vjeçari ka ndërruar jetë për shkaqe natyrale. Vijon puna për dokumentimin e plotë të këtij rasti”, njofton policia.